Kam frikë

0
152
Arjana B Pata
——————-Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kam frikë..
nëse ditët kalojnë
dhe kalendari fletët gris,
nëse vehten shëmbëlltyrë shoh
dhe një flokë i bardhë ka dalë sërish,
nëse lëkura lëmuar s’është më
dhe një rrudhë diku-aty,
nëse lodhja-energjisë i zë vendin,
dhe ca rrathë të errët nën sy.
Kam frkë…
nëse DIÇKA ndodh
dhe ëndërrimin vë në punë,
nëse mendja fluturon për pak
dhe arsyen vë në gjumë,
nëse “çmenduria” akomodohet
dhe realiteti harruar,
nëse DIÇKA-ja për shumë kohë fjetur
tani qelizash, indesh zgjuar.
Kam frikë…
nëse kornizash dal
dhe ndihem ne jo-timen lëkurë,
nëse atë që zemra do
dhe mendja s’do e bëjë dot kurrë,
nëse t’vërtetat pak braktis
dhe t’gënjeshtrat rrok,
nëse, nëse besoj
Zotin dhe Djallin tok.
Kam frikë…
Sepse dhe ti ke frikë.
Jam Unë Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, lule dhe ambiente të jashtme
Me kalimin e kohës mësova se i vetmi person për të cilin duhet të kujdesem vërtet,
që duhet ta dua gjithmonë,
që nuk duhet ta bëj të vuaj,
të cilit i detyrohem gjithçka…
Jam une.
Unë gjithmonë do të kem nevojë për veten time,
prandaj duhet ta trajtoj mirë Atë.
 Thonë Mund të jetë një imazh i 1 person, borë dhe pemë
Gjithsesi ti je e fortë “të thonë”.
Se mos e dijnë ata
ç’ferr ke brenda…
Nuk zgjedh të jesh e fortë, bëhesh…
Sepse nuk ke zgjidhje tjetër.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.