Pukë/ Ndodh edhe kështu;Dy emigrantët shqiptarë bëjnë gjestin human paguajnë borxhet e fshatit

0
43

Festat e fundvitit për banorët e fshatit Luf të Pukës do të jenë më të gëzueshme.Dy emigrantë shqiptarë në SHBA kanë bërë një gjest shumë human duke paguar të gjitha borxhet e dyqanit në fshatin e tyre të lindjes.Bëhet fjalë për shtetasit Alfred Përgjonin dhe Admir Lufi, të cilët tashmë jetojnë prej vitesh në Amerikë.Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata treguan si e morën këtë vendim pa e ditur shumën.

“Ne jemi nga një fshat që i njohim të gjitha familjet e fshatit. Megjithatë, vlen për tu vlerësuar shitësi, Vitor Ndocaj sepse nuk është e lehtë të japësh borxhe, kur e di që një person nuk ka për të të dhënë për ditë të tëra. Edhe bashkë me mikun tim Alfredit vendosëm që të bëjmë diçka ndryshe nga ditët e tjera. Edhe vendosëm pa e ditur se sa është shuma, dërguam një mikun tonë dhe kemi marrë listën, edhe duke hapur fletoren, duke bërë llogaritë, i shlyem”, tha Admiri.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.