“NJE DITË MALLI ME KTHEHU NË KUJTIME”

0
Nga Meri Mezini Mund të jetë një imazh i 2 persona
Një ditë malli më kthehu në kujtime,
brenda shpirtit tim furtuna më zgjoi,
meditoja e heshtur mbi t’ëmlat kujtime,
mallin brenda meje e shuaj e zgjoj.
Po ti ke mall? për kujtimet e mija?
apo koha ndoshta kaloji ti shëroji,
unë i mbaj i ruaj me vete k’to kujtime,
në një rrëzë të zemrës i fsheh i strehoj.
Mbas dritares shiu bie furishëm,
zhurma e tij mallin më zgjonë,
sa kujtime të bukura të hidhura mban shpirti,
i humbasim në jetë në heshtje i kërkojmë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.