Protesta nga koalicioni shqiptar për të drejtat në punë, kërkon rritje të pagave sa më të drejtë

0
164
Paga e presidentit, e kryetarit të kuvendit, deputetit dhe ministrit është rritur me afro 97 %, por nuk reflektohet kjo rritje për të gjithë punonjësit e administratës. Për çdo rritje, Ministria e Financës duhej të konsultohej më parë me grupet e interesit dhe sindikatat ç’ka bie ndesh me direktivat e Bashkimit Europian.

KLUBI ME I RI I SHKRIMTARVE VERIOR

Koalicioni shqiptar për të drejtat në punë e konsideron të papranueshme rritjen disporpocionale të pagave në institucionet e larta të administratës shtetërore në raport me punonjësit e institucioneve arsimore shëndetësore dhe Policisë së Shtetit.Ata denoncojnë se punonjësit detyrohen të kthejnë para në zyrat e kompanisë sikurse mund të jenë fasoneritë. Koalicioni për të drejtat në punë i kërkon qeverisë shqiptare të ndërhyjë, në mënyrë që rritja e pagave të jetë sa më e drejtë dhe gjithëpërfshirëse. Të ndërhyjë për nxitjen e reformimit të sistemit të pagave edhe në sektorin privat si dhe fillojnë menjëherë diskutimet me grupet e interesit për përllogaritjen e minimumit jetik në shkallë vendi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.