Në një mjedis nga më pikantët , pikrisht në fshatin e Paqes, në këtë vënd sa të bukur kaq edhe sinjifikativ për një ditëlindje ,ka qënë “Shoqata Atdhetare Dukagjini “ e cila ka festuar 20 vjetorin e themelimit të sajë.Natyrisht në gëzime të tilla ftohën dhe janë pjesmarrës, jo vetëm themeluesit e kësaj Shoqate, antarët e saj , por edhe mysafir , e dashamirës të kësaj Shoqate, të cilet ishin nga qyteti i Shkjodrës, M.Madhe , Vau i Dejes, e natyrisht vllezërit Kosovar si gjithënjë të pranishë.. Ka qënë fillimisht Kryetari i Shoqatës , Koloneli i pa lodhur Ndue Sanaj, cili realisht me vullnetin , dhe pasionin për t’i shërbyer me devotshmëri trevës së tij të dashur Dukagjini ,ka sfiduar vitet e jetës së tij që mbanë mbi shpatulla. Ndaj shkurtazi gjatë kësaj fjale përshëndetese Ndue Sanaj ka sjellë në kujtese punen e pa lodhur ,tersisht vullnetare të të gjithë antarve, por natyrisht një vlersim të merituar kanë marrë nga kryetari Ndue Sanaj binnesmënët dukagjinas të cilët i kanë dhënë vitalitet kësaj shoqate me kontributin e tyre financiar.”Dritatat “ e festes i ndezen bukur dhe plot ngjyra artistet Dukagjinas , por edhe kosovare të cilet këta të fundit kishin ardhur enkas për të festuar këtë ditëlindje.I pranishëm në këtë ditë të bukur plot ngjyra ishte edhe Mon Sinjor Angjelo Masafra i cili gjatë një dreke festive ka përshëndetur të pranishmit , duke iu uruar plot jetëgjatësi shoqatës Atdhetare Dukagjini , kësaj shoqate realisht ndër më vitalët që ka veriu i Shqipërisë. Aktiviteti ka vijuar jo vetëm në sadhen e shfaqjeve artistike , por me koktejl në mjediset e jashtme , ku pjesmarrësit kanë torkitur gotat duke uruar njëri tjetrin: Gëzuarditë.lindjen e shoqatës. Nderkaq edhe dreka festive i ka dhënë bukurinë dhe vlerën e meritur këtij aktiviteti jo vetem thjeshtë se të pranishmit kanë kakluar çastë të këndëshmë , por edhe për faktin se kënga dhe përshëndetjet për organizatoret e kësaj ditëfeste ka vijuart gjatë. Nje pikë tjetër mjasft interesante ka qënë edheë vijimi i traditës së kryesisë së shoqatgës për vlersimin me çrertifikatë mirënjohje për figura historike , por dhe kontribuese në shoqëri jo vetëmn nga treva e Dukagjinit.
Nga veprimtaria