Presidenti Meta në takim me zyrtaren Zviceriane : Mirënjohje të përzemërta për kontributin që jep Zvicra

0
572
Ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta , ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane , Ineichen-Fleisch .Meta e ka falenderuar Ineichen-Fleisch për ndihmën dhe kontributin që ky shtet jep ndaj Shqipërisë .

“Të dashur miq, sot pata kënaqësinë të takoja Sekretaren e Shtetit për Çështjet Ekonomike të Konfederatës Zvicerane, Znj. Ineichen – Fleisch, e cila nesër do të prezantojë në Tiranë ‘Strategjinë e Zhvillimit Zviceran për Shqipërinë’, për periudhën 2018-2021, me një vlerë prej 105 milion franga zvicerane. Mirënjohje të përzemërta për kontributin e çmuar financiar dhe asistencën teknike të dhënë nga Zvicra për vendin tonë ndër vite”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.