KONKURSI I KËRCIMTARËVE – MALËSI E MADHE

0
3530
Me pjesmarrjen e grupeve të Dancit ( kercimit) , të dhjetë shkollave 9 vjeçare të Bashkisë M.Madhe , është organizuar konkursi i kërcimtarve .Ky aktivitet i cili kishte për qëllim të përmbushte veprimtaritë në kuader të ditëve festive 7 dhe 8 Marsit , jo vetem që ia arriti qellimit , por realisht duhet thënë se gjith’çka e realizuar ishte në persosmërinë e duhur .

Organizator të këtij eventi ishin Qëndra Kulturore e femijëve M.Madhe dhe Drejtoria e Zyrës Arsimore . Puna përkushtimore e mësuesve , por edhe impenjimi dhe shpalosja e talentit nga nxënësit e shkollave pjesmarrëse , vërtetojë edhe një herë se ky truall i cili ka nxjerrë artistë kalibri në të gjitha fushat e artit , edhe në zhanërrin e artit të kercimit , duket se vërtete talentet këtu jo vetem që lindin , por edhe rriten falë edhe kujdesit të natyres dhe prinderëve e mësuesve . Malësia e Madhe ku i ka rrënjët i madhi Besim Zekthi , ku ka vëndëlindjen famozi Angjelin Perlocaj , tregon se gjithënjë edhe ky art vazhdon bindshëm të përformohet nga këta nxenës të shkollave 9 vjeçare . Në këtë event ishte e pranishme edhe nën’prefektja Taze Lohja , e cila tregon se aktivitet kulturore të kësaj qendre kulture për fëmijë kanë dhe do të kenë përherë mbështetje . Në përfundim të këtij konkursi Drejtoresha e Qendres Kulturore të fëmijve Lindita Shabi , pasi ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit nxënes përformues , por edhe mësuesit për përkushtimin e tyre ka shpallur vendimin e jurisë . Ku vendin e parë e kanë merituar nxënësit e Shkollës 9-Vjeçare “Abdyl Bajraktari” të qytetit të Koplikut . Po kështu janë vlersuar edhe nxenësit dhe grupet e shkollave me çmime të dyta e të treta . Në fund si gjithënjë fituesit por jo vetem kanë berë foto kujtimi nga kjo ditë mbreslënëse , nga më të veçantat.

Foto nga aktiviteti dhe çmimet e Akorduara nga QKF : 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.