POETI LAUREAT RUDOLF MARKU BOTOHET NË GREQI.

0
61
Libri poetik i Rudolf Markut, ‘’Rrathë të brendashkruar, botuar së pari nga Shtëpia Botu-ese ‘Onufri, Tiranë, në vitin 2020, botohet këto ditë në Athinë, Greqi, prej Shtëpisë Botu-ese prestigjioze të vendit fqinj, Vakxikon Publishing House, një Shtëpi botuese që ka pub-likuar më parë autorë si Elitis, Kavafis, Seferis, Pablo Neruda e shumë emëra të tjerë pres-tigjiozë të poezisë greke dhe botërore.
U kujtojmë lexuesve se po ky libër poetik i Rudolf Markut pat qënë botuar në vitin 2021 dhe në Texas, Dallas, prej Mundus Artium Press, me një tirazh mbi 5000 kopje, dhe ka patur review të suksesshme e tepër favorizuese nga kritika amerikane.
Libri është botuar bilingual, greqisht-shqip, dhe është përkthyer nga Petros Çerkezis, i krahasuar dhe me variantin anglisht të poezive.
Më poshtë poshtë po sjellim dy book review të shtypit grek në lidhje me botimin e Rudolf Markut në Greqisht :Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
” Poezia e Rudolf Markut êshtë Arti më i shenjtëruar, êshtë një religjion që nuk ka Tempuj, dhe është gjeometri e asaj që nuk spjegohet, Hymn në udhetimin e Argonautëve modern drejt rrugês së perjetësisë, por janê dhe bredhjet e brendshme të shpirtit , Hymni i Natyres qê krijon Bukuri dhe Përjetēsi.
Në ketê udhëtim, njera këmbë duhet të qëndrojë jashtë, na thotë Nobelisti ynë Odysseas Elytis, me qëllim qê të shkelim mbi materiet e forta të Tokës. Por këmba tjeter i perket kozmosit, pavarësisht se në ç’vend ndodhet Poeti, në Londer a në Ballkan. Ekziston një muzikë e brendshme gjithë harmoni, e lirë nga dogmat, me guximin kokëkrisur të laku-riqsisë, me guximin e goditjeve vertikale, me qendisjet e Fjalës.
Në pêrmbledhjen ‘Rrathë tê Brendashkruar’ ka poezi që tê terheqin me forcë, qê të bejnë tê qash, dhe poezi të tjera, qê pajtojnë Antikitetin me Të ardhmen dhe qê pajtojnë Njeriun me Fatin e vet, poezi qê na prekin, na magjepsin, që na bëjnë tê buzêqeshim ose na trishtojnë, sepse ‘Tirana nuk êshtë më qytet ku ke dêshirë të jetosh’- siç thuhet në një parafrazim të poetit anglez John Betjeman. Dhe vetë poeti thotë:
Pa e ditur se shiu bie që prej vitesh më parë,
Tridhjet’ e ca vite, me rrebesh dhe furtunê,
Tridhjet’ vite që njerezit nuk ngren sytë nga yjet,
Tridhjet’ vite që njerëzit janë më t’vetmuar se kurrë!,,
Ndërsa një javë më parë se të botohej libri, poeti, kritiku dhe botuesit Nestoras Poullaikos pat shkruar kështu në një artikull që parajamëronte botimin së shpejti të poezive të Rudolf Markut në Greqi:Mund të jetë një imazh i 1 person, libër dhe teksti që thotë "Μάρκου (Rudolf Marku) είναι Αλβανός ποιητής, φραστής ιογράφος. πρώτος Πανεπιστήμιο σχολεία κάποιο Κομ- τέχνη ποιητική Κόμματος πρώτη την εξορίστηκε μοναδική Ρούντολφ Μάρκου πολιτιστικά ςχώρας Rudolf Marku Αλβανία μένει πραξικοπήματος ΕΣΩΤΕΡΙΚΟΙ ΚΥΚΛΟΙ RRATHẺ TẺ BRENDASHKRUAR βιβλία Απόδοση στα ελληνικά: Πέτρος Τσερκέζης Perktheu nẽ gjuhën greke: P Çerkezi Bakkikór Εκδόσεις γλώσσα. συλλογή αναγνοριστεί Εσω- δοθε βιβλίο λβανική γλώσσα. βάση συλλογή Mountains entering, στις SHIA KO"
‘’ Rrathë të Brendshëm’’: poezia e R.Markut është muzika e shpirtit te tij. Buron spontanisht dhe është e menjëhershme. Kjo poezi ka teknikë teper shqiptuese dhe shkruhet si frymë; për këtë arsye shpaloset në letêr, dhe jo në mekanizma qe nuk kanë shpirt. Marku adhuron të bukuren dhe hyn në të përmes fjales plot hir, gjen çelsin e duhur që të hap porten mistike, jo vetëm të subjektit cilësor, por edhe të detajit krijues që është i lidhur dhe e ndërtrupëzuar me metaforen dhe simboliken. Peisazhet e tij janë të pafundme;- është gjeografia globale, është tërë universi..Arkitektura e vepres së tij është e projektuar nga dëshirat e njeriut modern. Kombinon të verteten me të bukuren, fantazinë me të verteten…Poeti i çargjë fjalêt plot e perplot me emocion, duke kombinuar elementët historikë me përditshmërinē, për te arritur meteforikisht shprehjen e njeriut modern!,,

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.