Partizani shkatërron me “poker” Teutën, Vllaznia mund Bylis

0
140

Java e nëntë e Kategorisë Superiore ka nisur me gola. Partizani mori një fitore të madhe 4-1 në transfertë me Teutën, me dy golat e Hotit dhe rrjetat e Da Silvës e Skukës. Një ndeshje ku ekipi i Collela dominoi në të gjitha drejtimet dhe përforcon kryesimin, duke krijuar një distancë sigurie nga rivalët.Në anën tjetër, me këtë humbje Teuta vijon të fundoset në renditje. Durrsakët janë të parafundit me vetëm 7 pikë, teksa kanë mbrojtjen më të dobët të kampionatit me 15 gola të pësuar.Vllaznia mori një fitore 2-1 përballë Bylisit. Marku e Jonuzi i dhanë tre pikët shkodranëve, duke marrë 3 pikë me shumë vlerë. Mallakastriotët në anën tjetër hyjnë zyrtarisht në krizë pas tre humbjeve radhazi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.