Leksion i hapur me temë “Roli i Austrisë në Bashkimin Evropian“.

0
117
Ditën e mërkurë, datë 20.10.2022, ambasadori austriak në Tiranë, z. Christian Steiner mbajti një leksion të hapur me temë “Roli i Austrisë në Bashkimin Evropian“.
Të pranishëm në takim ishin zv/rektorja për Marrëdhëniet me Jashtë, prof.dr. Rajmonda Këçira, konsulli i nderit austriak, z. Gjergj Leqejza, përfaqësues të stafit akademik si dhe studentë të Universitetit të Shkodrës.Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë
Z. Christian Steiner bëri një prezantim të shkurtër mbi historinë e themelimit të Bashkimit Evropian, ku u ndal mbi çështjet aktuale politike si dhe në procesin e zgjerimit të BE-së deri në ditët e sotme.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Gjatë leksionit, z. Christian Steiner, theksoi mbështetjen dhe inkurajimin që tregon Austria në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Përendimor.
Në përfundim leskioni u mbyll me diskutime e pyetje që zgjuan një interes të lartë tek studentët e pranishëm.Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur, në këmbë dhe ambiente të brendshme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.