Në kullat e Malësisë së Madhe, por edhe në shtepit “Njerevi” dikur ekzistonte një dhomë më vehte, ku gratë e shtepisë kujdeseshin në mënyrën më të mirë të mundshme, për këtë dhomë.Kjo dhomë që quhej “Oda e Miqve”, qëndronte ashtu në gatishmeri , me sofër të “shtruar” , vëtëm për miq. Në odë,ishin të shtruara , dhe të mbajtura pastër shiltet ,ku uleshin burrat këmbëkryq , dhe jasteket të mbushur me lesh deleje. Varur në murin e Odës ishin pushka e shtgepisë dhe lahuta. Taketuke prej druri qendronin të pastra, për tu mbudshur plot me hirin e drrdhur gjatë orve të nates nga tgrimat , që kishin ddredhur cigaren prej kutise së bademit, që rrinte e mbushur plot nga I zoti I shtëpisë.Nuset e shtepisë të veshura me Xhubleten e qëndisur plot mjeshtri nga Duarte e tyre të shkathta, ishin “kamarieret “ e Odës së Miqve.Në këto Oda miqaësh Malësorë, trimat e mënçur, por dhe gratë burrnesha, jo rradhë kanë diskutuar e vendosur për fatet , e fshatitit E bajrakut , por edhe më tej.Në këto Oda janë lidhur miqësi të reja, ndermjet shtepive te fisshme të bajrakut. E pra këto Oda Miqsh , malësorët kanë pritur e percjellur, edhe krajla e krajlica , si Durham.Në këto Oda janë ulur në kuvënd më burrat Norat, pasha de fjalve të tyre zinte vënd, në shumë raste sa b urrat dhe më shumë.Eh. këto Oda që tashmë thuajse janë harruar ka qënë e shtruar b urrëria, urtësia dhe trimëria malësorë, e gjitha kjo nën “simfoninë” e bujarisë të pa shoqe tipike Malësorë.Në ballë të Odës, Lahutari ia thoshte këngës, duke I percjellë trimërit e Mujt e Halilit, Agajve t’jutbines, brez pas brëzi. E soillëm në kujtësë shkurtazi këtë realitet historike- etnografik, të një tradite “puro” malësore, që tashme gati mund të themi është një specie në zhdukje.Ndaj Instucionet e pushtetit vëndorë, apo ato të ministrisë së kulturës, si dhe ato të turizmit, të cilat me bujtinat e sajuara, justifikojne pertritjen e tradites mikpritse , turistike, minimalisht do të ishin të dobishëm nese një ditë do të ngritnin ne një museum , ku brënda të kishte dhe Odën e Miqve…