Njoha dikë…

0
Njoha dikë…
pas së cilit nuk doja të njihja më askënd.
E doja aq shumë prekjen e tij pa duar..saqë nuk kërkova më kurrë prekjen e askujt.
Ai më mbajti aq fort në përqafimin e kohës, saqë pas tij koha ime ndaloi.
Ai më dha aq shumë pyetje sa nuk e ndjeva më kurrë dëshirën për t’i bërë më askujt..pyetje e asgjë tjetër që më nevojitej.
Qëndroi aq shumë larg meje, sa nuk e dija nëse ishte edhe afër ndonjëherë…
Më dha aq shumë..gjithçka dhe asgjë, saqë pas tij humba gjurmët e diferencës së tyre.
Njoha dikë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.