Një xhami pa imam, prej 6 muajsh nuk këndohet ezani në fshatin turk…

0
196

Një ngjarje e radhë është regjistruar në fshatin turk Duatepe. Në fshat, thuajse të gjithë banorët janë myslimanë, mirëpo në xhaminë e fshatit mungon imami.Fshati ndodhet në qytetin Erzurum të Turqisë dhe prej 6 muajsh në xhami nuk dëgjohet ezani. Banorët tregojnë për mediat vendase se shkojnë në xhami për të falur 5 vaktet e ditës ndërsa u mungojnë ligjërimet gjatë së xhumasë apo në ditë festash.Sipas mediave turke ky është fshati i vetëm në vend ku nuk këndohet thirrja për namaz.Ata nuk e shohin vetëm si një pengesë për veten, por edhe për fëmijët e tyre të cilët nuk arrijnë të marrin njohuri për fenë.“Në fshat kemi 6 muaj pa imam. Na ka marrë malli të dëgjojmë ezanin. Vijmë këtu dhe gjejmë vetëm muret. Kjo pengon edhe fëmijët tanë që të mësojnë për fenë. Nuk dimë çfarë të bëjmë”, thonë banorët

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.