Një vit pas formimit të qeverisë se re dhe rrëzimit pas 30 vitesh të pushtetit të Milo Djukanovic.Lind pyetja  a do e përfundojnë mandatin kjo qeveri ?

0
172

Qeveria e Zdravko Krivokapic kundërshtohet nga opozita e udhëhequr nga DPS e Milo Djukanovic, por ajo vazhdimisht është kundërshtuar edhe koalicioni më i madh i shumicës parlamentare, nga Fronti Demokratik, i cili shpesh herë ka ftuar në rrëzimin e qeverisë Krivokapic.Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, e cila fillon të hënën, më 13 dhjetor, do të shqyrtohet iniciativa për mosbesimin ndaj Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapic.Ky mocion kërkon votën e 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në mbledhjen aktuale të Kuvendit të Malit të Zi. Opozita ka dërguar 40 nënshkrime, por thotë se ka numrin e mjaftueshëm për shkarkimin e qeverisë.
Siç duket për rrëzimin e Qeverisë kanë dërguar nënshkrimet edhe dy deputetët e koalicioneve shqiptare, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka.Kjo është Qeveria e parë e Malit të Zi në 30 vite pa DPS-në e Djukanovic-it në krye të saj.Shumica parlamentare përbëhet nga tre koalicionet në krye me Frontin Demokratik më 27 deputetë, koalicioni i udhëhequr nga Demokratët e Aleksa Becic me 10 deputetë dhe koalicioni i udhëhequr nga URA e Dritan Abazoviq më 4 deputetë. Në anën tjetër në bllokun opozitarë në parlament është DPS-ja e Djukanovic më 30 deputetë, Socialdemokratët më 3 deputetë, Partia boshnjake më 3 deputetë, SDP më 2 deputetë si dhe dy koalicionet shqiptare me nga një deputet.Ky është perceptimi   , dhe këndveshtrimi politik i Malësia Org, për politiken  në Malin e zi .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.