
Thethi është një nga zonat më të bukura që ka Shqipëria, vizitohet nga mbi 80 mijë turistë.
Por, a do e kemi këtë zonë kaq të bukur dhe të kërkuar nga turistët pas shkatërrimit të Zonave të Mbrojtura dhe ndërtimit të Investimeve Strategjike në këto zona?
A do ketë vend për bukuritë natyrore në Velipojë, Shirokë dhe Malësinë e Madhe kur betoni që do hidhet aty do të shkatërrojë gjithë mjedisin?

Të ardhurat nga turizmi janë thuajse 3.2 mld euro, pra sa gjysma e buxhetit, dhe këto janë të ardhura që vijnë nga bukuritë tona natyrore.
A do të jemi po kaq atraktivë kur betoni t’i zërë vendin bukurive tona natyrore?
Kjo është pyetja që Qeveria i shmanget!
