Një Natë me dhimbje koke…

0
629
Nga: Bona Mulaj
Pas një nate të tërë pa gjumë,alarmi i zgjimit ishte e fundit gjë që doja të dëgjoja.
Po më ndahej koka nga dhimbja.
Kisha bluar me mend edhe hallet e më të largëtit mik.Kisha shkuar atje ku këmbet s’më kishin quar kurre…kisha thënë fjalë që nuk kam guxuar t’ua them kurre disave,e mbase as do ua them ndonjeherë.
E isha kthyer përsëri ne shtratin tim,me kokën mbeshtetur ne jastekun që tashmë me dukej gjeja me e parehatshme ne botë.
Jashte era si e çmendur,sikur kishte harruar se ishim në pranverë.
Hapa pak syte e perballe dritares kumbulla qe dje zbardhonte,s’ishte më aq e bukur,petalet e bardha nuk dukeshin më në të,e lulet e qershisë që kishin nisur të hapeshin,ishin strukur përsëri te paçelura.
-Eh moj ere e marre thashë me vete.
U ngrita sikur kisha dite qe kisha zene shtratin,po duhej te behesha gati per pune..po shkonte vone.
Tik tak-et e ores me dukej se kishin shpejtuar te trokituren si per inatin tim.
U vesha me shpejtesi dhe pse syte akoma s’mundesha ti mbaja hapur mire.Po me ziente koka.
Ashtu vrenjtur me keq se koha e zymte e ketij fund marsi dola nga shtëpia.
Tere rruges nuk nderrova asnje fjale me djalin qe shkoj ne pune,me gjithe shakate e tij te perditshme.
Zbrita pa folur me njeri,e u nisa drejt vendit ku çdo dite shkoj para se te nis punen.
Liqeni me keq se une sot..ja nxirte inatin bregut sikur s’ishte era qe e kishte trazuar po bregu.
Se di nese kisha une apo liqeni me shume dallge ne kete mëngjes..por një gjë e di.
Liqeni e une neser do zgjohemi me qete.Ai ledhatar ndaj meje,e une me nje buzeqeshje falenderuese per dy copezat qe me dhuroj nder sy.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.