Një çift që nuk jeton pa 20 dashnor sejcili…

0

Një çift i martuar me dy fëmijë ka zbuluar se sekreti i martesës së lumtur është takimi me njerëz të tjerë.

Jessica Levity dhe Joseph Daylover, ishin monogami për disa vite, por më pas gjërat ndryshuan. Ata u kthyen në poligami, duke pasur partnerë të shumtë.

“Kemi dalë me 20 persona”/ Çifti me 2 fëmijë

35-vjeçarja bindi 40-vjeçarin pak para dasmës së tyre që të takonin edhe njerëz të tjerë. Tetë vite nga ai vendim, producentja dhe pedagogu i universitetit shprehen se është “vendimi më i mirë” që ata kanë marrë ndonjëherë. “The Sun” shkruan se ata shkojnë edhe në takime të dyfishta.Që të dy bëjnë takime me njerëz të shumtë jashtë martesës së tyre, duke i kushtuar një natë në javë secili. Jessica dhe Joseph kanë pasur 20 të dashur dhe të dashura të tjera mes tyre, e madje kanë ndarë bashkë edhe të njëjtin person.

Aktualisht kryefamiljari ka një partnere afatgjatë, Lore Hempstock, 33 vjeçe. Nga ana tjetër, Jessica është në takim me të dashurin 38-vjeçar, John Poster dhe të dashurën TRoocha Rose.Çifti nga Reno në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se nuk mund ta imagjinojnë jetën pa gjithë këto takime. Ata e konsiderojnë daljen me të tjerët “një formë të kujdesit për veten”.“Kemi dalë me 20 persona”/ Çifti me 2 fëmijë

“Nuk kisha idenë se çfarë ishte poligamia derisa një mik e përmendi atë. Por sapo mësova se çfarë ishte, kuptova se ishte pikërisht ajo që kisha kërkuar”, ka thënë Jessica.Ndërsa Joseph ka shtuar: “Nuk ka të bëjë vetëm me daljen në takime me njerëz të tjerë. Për ne ka të bëjë shumë me shëndetin tonë mendor dhe duke u siguruar që nevojat e tjetrit plotësohen”.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.