M.Madhe ,”troket” një dashamirësi për pensionistët

0

Kryebashkiaku Tonin Marinaj ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shoqatës AUSER ONLUS MOLFETTA Z. Sebastiano Gadaleta, me përfaqësuesen e Shoqatave RROTARY MOLFETTA & RROTARACT MOLFETTA znj.Senada Demaj si dhe me përgjegjësin e zyrës së punës z.Rasim Demaj. Qëllimi i këtij takimi ishte hapja e një qendre sociale për moshat e treta me frekuentim ditor duke ju ofruar atyre aktivitete dhe shërbime të ndryshme. Gjithashtu kjo qendër do të jetë e hapur edhe për të rinjtë duke ju ofruar atyre programe formuese, edukuese dhe argëtuese.Ky është infarmacioni që vjen nga Bashkia M.Madhe.Realisht një lajm i mirë  ky, tregues i dashamirësisë  së  një vajze malësore e cila duket se ka qënë  kordinatorja  e këtij takimi , mbase  vertetë  mjaft pozitiv pë pensionistët e M.Madhe të  cilët prej vitësh ënden  trotuareve të  qytetit të Koplikut p[ër të gjetur një strehez , për të lozur të pakten një dorë dominah.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.