NIPI MUND TË LOZ PËR DAJAT ,E BUJSHME/ Kombëtarja “rrëmben” talentin e përfaqësueses së Gjermanisë

0
44

Kombëtarja shqiptare përpos paraqitjeve pozitive që po bën në fushën e lojës, stafi i kuqezinjve po punon shumë edhe me talentet shqiptarë që luajnë nëpër kampionate të huaja. FSHF-ja duket shumë afër një tjetër risie për ndeshjet e ardhshme.Këtë herë lojtari që ka përfunduar në radarin e Sylvinhos dhe stafit të tij është sulmuesi i Mainz, Nelson Weiper. Ky i fundit është lojtar i Gjermani U-21, por FSHF-ja po tenton ta veshë me fanelën kuqezi. E bujshme pasi tashmë një tjetër talent mund të zgjedhë kuqezinjtë.Në fakt 18-vjeçari ka lindur në Gjermani, teksa vetëm nëna e tij është shqiptare. Kjo ka shtyrë FSHF-në  t’ua “rrëmbejë” gjermanëve talentin e të ardhshmes. Mbetet të presim për të mësuar nëse Weiper do të përfaqësojë Shqipërinë në Euro 2024 që zhvillohet pikërisht në Gjermani vitin e ardhshëm.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.