(1 nëntor 1892- 1 nëntor 2023)
PERG. NDUE BACAJ 

Prej shekujsh Malësia e Madhe është shquar për kuvende burrash të urtë e trima, të cilet kuvendonin hallet e trojeve të tyre dhe merrnin vendime per të miren e malit, bajrakut (flamurit) apo treves së tyre. Këto vendime ishin të detyrueshme t’i zbatonin të gjithë , e kundërta mbi kundravajtësit merreshin masa kanunore që kishin forcën e padiskutueshme të një ligji që zbatohej me rreptësi nga pleqësia dhe institutcioni i bajrakut (flamurit). Janë pikrisht këto vendime, kanune apo usulle siç quheshin shpesh, të cilat ndihmuan të jetojnë e mbijetojnë me faqe të bardhë treva e Malesisë Madhe e më gjërë , duke ruajtur doket , zakonet , traditat e virtytet më të mira të njohura kombetarisht e nderkombetarisht rreth të cilave malësorët ishin të bashkuar , për t’u dalur zot trojeve shqiptare me një atdhedashuri të pashuar , veçanarisht ndër shekujt e vështirë të pushtimit turko-osman , i cili shpesh u detyrua t’ia njoh e respektoi vendimet Malësisë së Madhe si asnjë treve tjeter. Për një kohë të till tregon edhe Kuvendi i Kastratit i një nëntorit të vitit 1892, i mbajtur në Bajzë nga 24 pleqë të Kastratit. Ky kuvend i paralajmruar i njerit nga bajraqet më të njohura të qëndresës antiosmane , kishte zgjuar edhe “interesin” e autoriteteve qeveritare-lokale në Shkodër, të cilët derguan dy perfaqësuesit e tyre në këtë kuvend , serxheden Brahim Beg dhe bylykbashin Kasem Beg. Siç dihet vendimet e këtij kuvendi moren trajtat e një kanuni (apo ligji) që ishin të detyrueshme per tu zbatuar nga të gjithë kastratasit, dhe perfaqesuesit e shtetit Osman do t’i njihnin.
KANUNE TË BAME NË VJETIN E KRISHTIT 1892- ME NJI TË VJESHTËTRETIN NË KASTRAT E BAJZË:
1. Kush të vrasë ndonjë Kastratas e këdo prej malesh tjera ka per të la 3000 grosh e 24 desh.
2.Varra ka 1500 grosh e dymbëdhjetë desh.
3.Kush të gjobisë kend pa e ba kuvendisht e nji zani , ka per të la 1000 grosh e dhetë desh.
4.Kush të bajë fjalë e të shajë kend a t’ia drejtojë armen kuj ndë keto vende : te Breg i Shpellës , në Viri , te Kronii Ri , ka per të la 1000 grosh e dhetë desh.
5.Kush tja thejë gradhin shoqit , per me ba shteg , të zotit të gadhit do ti lajnë 150 grosh (tre desh).
6.Kush të vrasë kend në udhë të madhe , ka per të la 3000 grosh e 24 desh.
7.Kush ti vjedhë kuj në shtepi apo në vath ,ka per të la 500 grosh e 5 desh.
8.Kush të korisë grua e vajzë , dhanë zanin , ka per të la 3000 grosh e 10 desh.
9.Kush nuk don me marrë pleq e dahet “mos ju kjosha falë” , ka per të la 500 grosh e 5 desh.
10.Kush të lshojë bagtin ne e huajen, ka per të la 250 grosh e 3 desh.
11.Aj që mos të ndigjojë me thurë pjesen e vet per gjymës me kufitarin , ka per të la 250 grosh e 3 desh.
12.Aj që mos t’i pergjigjet detyres në vade të dame ,ka per të la 23 desh.
13.Kush të vjedh në katund të vet ka , lope a kal , do të lajë 50 grosh e 5 desh.
14.Aj që mos t’i pergjigjet së thirrmes së katundit per me dale në kuvend a per çdo nevojë të katundit , ka per të la 250 grosh.
15.Aj që të xanë të kenë gjithmonë , ka per të la 150 grosh.
16.Krenët do të mblidhen në Kuvend nga një here në vjetë- nji javë mbas Shen Gjonit- kush të shkojë kundra ketij vendimi , ka per të la 500 grosh.
17.Pleqtë e pengjeve nuk do të marrin per kpucë (pleqni) mbi 10 grosh e voglia 5 grosh per pleqni të bame.
18.Kush të vrasë kend mbas gjakut të pajtuem me urdhen të Sundit , do të lajnë 12 qese , do të nxirret prej katundit e do të bahet fani.
19.Qeni që hinë në vneshtë me gjithë krrabzë në qafë , nuk mund të vritet , qeni që hinë në vneshtë a në arë pa krrabzë vritet.
20.Kush të bjen qen hekurash me vedi në Kishë a te Shpella (Frashnit) , ka per të la 50 grosh – Kush bjen thi a bagti te Shpella ka per të la 50 grosh ,kush të lajë petka te Shpella do të lajë 50 grosh. (Oroe:Shpella asht vendi ku mbushin ujë Bajza me rrethina).
21.Aj që len lidhë dorzanët e detyrës , do t’i lajë 225 grosh huasit dhe 150 grosh krenvet e pesë desh.
Keto vendime kanunore nënshkruhen nga Dodë Preçi – Bajraktar , Zenel Shabani -vojvodë , Gjokë Doda , Keq Prela-vojvodë i Pjetroshanit , Zef Gjeka , Prel Toma-vojvodë i Jeranit , Gjelosh Nika , Vuksan Leka , Brahim Vuksani. Ndersa nga “perfaqesuesit” e qeverisë merrnin pjesë ; Brahim Beg – Serxhedeja dhe Kasem Beg – Bylykbashi të cilet nënshkruajnë me emër edhe me nga një vulë turqisht…