Aksioni opozitar, Lika: Nuk jemi për të marrë armët, por për nisma ligjore. S’kemi pse të hyjmë me forcë në parlament

0
41

Deputeti i PD-së Ramadan Lika tha në studion e MCN Live se komunikimi për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi, deputetëve të opozitës i ka ardhur përmes e-mail-it dhe pa asnjë arsye.

Duke vijuar më tej, Lika sqaroi se po përgatiten procedurat për ta çuar vendimin për mosngritjen e dy komisioneve hetimore në Gjykatën Kushtetuese.

Opozita është në ditë jo të mira, këtë gjë e kemi thënë dhe herë të tjera. I referohem situatës së fundit, si deputet është e para herë që përjashtohem për 10 ditë pa asnjë lloj vërejtje. Në mënyrën më arrogante, kryetarja e parlamentit me urdhër të Ramës bën një veprim qesharak.

Kush ishte shkelja? Carë shkelje bëri opozita kur 43 deputetët kërkojnë të ngrihen 2 komisione hetimore. Në mënyrën më arbitrare kryeministri thotë s’do të ngrihen këto. Kjo është ajo, pse 43 deputetët bënë  atë që bënë.

Çfarë mund të themi ne? Na është komunikuar në e-mail që je përjashtuar për 10 ditë, vetëm kaq. Çfarë duhet të themi ne. Ata thonë e diela është ditë pushimi, ndërkohë që ata kanë marrë një vendim. Java që kaloi ishte javë e gjelbër ne kishim takime me qytetarët. Ata dëshirojnë që dhe këtë seancë opozita të mos marrë pjesë. Ne në orën 16:30 do të jemi të gjithë së bashku. Jemi të vetëdijshëm që jemi të lirë, jemi përfaqësues të qytetarëve me votë. Nëse Garda sot vepron në mënyrë të paligjshme për të larguar deputetët mendoj se është vendim arbritrar dhe se ata vazhdojnë arrogancën.Ramadan Lika-Bashës: Jam gati të dorëzoj mandatin,  jemi

Më tej, Lika tha se opozita është e vendosur për të njohur të gjitha hallkat ligjore, por nëse mazhoranca vijon me këtë qëndrim do të përshkallëzojë, por jo me armë.

Pse duhet të hyjë një deputet me forcë në Kuvend kur jemi të ligjshëm. Ne jemi legjitim, përfaqësues të qytetarëve. Kauza është e qartë, kërkojmë të kthejmë legjitimitetin opozitar në Parlament.

Opozita është e qartë, e vendosur për të njohur të gjitha hallkat ligjore. Po përgatiten procedurat dhe për Gjykatën Kushtetuese. Është antiligjore dhe antikushtetuese kur mazhoranca bën veprime të këtij lloj. Gjatë ditëve në vazhdim opozita do e përshkallëzojë.

Rithemelimi mund të ketë marrë vendime, ne nuk e dimë këtë. Ne jemi si opozitarë, jemi bashkuar në këtë situatë jo të lehtë për PD. Po kërkojmë që PD të ribashkohet, të hedhë pas shpine shumë gjëra për interesat e qytetarëve. Duhet t’i kthejmë besimin atyre. Kemi bërë disa mbledhje të përbashkëta. Ne jemi të qartë në këtë drejtim. Unë e kam thënë fjalën time. Ne nuk jemi për të marrë armë, ne jemi për të marrë nisma ligjore demokratike për të bindur qytetarët, që të ngrihen ata në mënyrën si duhet të ngrihen.

Do marrim pjesë si deputetë. Derisa opozitës t’i kthehet legjitimiteti do të vazhdojmë rrugën tonë.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.