POEZI NGA FATBARDHA DUSHAJ ” MJEGULLA LULET PO I VADIT”

0
Mysafire sonte  në poezinë e mbrëmjës  është poetja shkodrane  Fatbardha Dushaj. Kjo poete e cila tashmë ka botuar dy vllime me poezi , dhe ka  në proçës   botimi  të tretin , vllim poetik nga cili  shkeputëm këtë cikel, duhet cituar fakti se  është poetja fituese de çmimit special  në konkursin kombëtar të organizuar pak kohë më parë për poezinë në qytetin e Lushnjës.
Nëntori
Erdhi tek ne Nëntori përsëri
Me gëzim të presim o muaj i ri
Në këtë muaj kemi festa plotë
Kemi flamurin më të bukur në botë
Kemi festën e lirisë
Krenarë në tokën e Shqiptarisë
Ku me gjak lirinë fituan
Bijtë e shqipes na e dhuruan
Gjaku i tyre su bë ujë
Na mësuan mos me ju tremb askuj
Të jetojmë me nder e burrëri
Të lartësojmë emrin Shqipëri….
Përcjellje
Dita përcjell ditët e jeta vazhdon
Por karakteri i njeriut po ndryshon
Ca janë të gjallë e jetojnë të vdekur
Me u marrë me llafe nuk dinë asgjë tjetër
Harrojnë çfar janë
Edhe nga vijnë
Këto dinë të bëjnë
Lëmsh e benë njerëzinë
Harrojnë që ka zotë
Sheh dëgjon çdo gja
Ku po shkon kjo botë?
Si u prish kjo dyrnja
Hapni sytë o njerës
Vonë nuk është kurrë
Sa më larg ferrës
Mos u mbyt në lumë
Jeta ju thërret
Ecni më përpara
E keqja bërtet
Ktheju nga e mbara… .
Të gjitha reagimet:

MJEGULLA

Po mbërrinë

Mjegulla

Mbi supe ka varur hijen

Vitet i mbanë  mbi shpinë

Këtë natë për t’shumtët

Mjegulla

Lulët po i vaditë

Mjegulla

I ka fshehur  gjurmet

E ringjalljes

Hija e saj   loton

Me koken pas, drejtë së ardhmës.

PA FUND

Të gjithë kur duan

Dehjen

E ngrejne gotën  me fund

Te gjithë e duan Prehjen

Pa fund..

Qielli

I mban pa fund

Hëneën dhe yjet

Dielli

Pa fund me rrezët e tyre  lyhet

Në fund

Pa fund jete e lindur kryhet..

ÇADRA  HARROHET  KUR  SHIU PUSHON

Sapo bije shi

Me çadrat ..

Te gjithë bijem në dashuri

Sapo didellli rëtë i shperndan

Çadra  dikund harrohet

Edhe dashurit  kështu e kanë

Nëse shiu që bije  harrohet…

 

 

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.