DRAFTI I RI/ Prefektët me pushtet pa kufi, mund të shkarkojnë dhe kryetarin e Bashkisë

0
103

Kështu në projektiligjin e hedhur në Konsultim Publik nga Ministria e Brendshme pritet që kompetencat e Prefektit të qarkut të forcohen deri në kërkesën për shkarkimin e një kryebashkiaku të zgjedhur me votë, duke prevaluar mbi ligjin e vetëqeverisjes vendore.Majlinda Angoni rikthehet si Prefekte e Shkodrës - Tv Klan

TIRANË– Kompetencat e Prefektit të Qarkut pritet të ndryshojnë. Kështu në projektiligjin e hedhur në Konsultim Publik nga Ministria e Brendshme pritet që kompetencat e Prefektit të qarkut të forcohen deri në kërkesën për shkarkimin e një kryebashkiaku të zgjedhur me votë, duke prevaluar mbi ligjin e vetëqeverisjes vendore.“Propozon pranë ministrit përgjegjës për çështjet vendore shkarkimin e kryetarit të bashkisë pjesë e qarkut përkatës në rast të kryerjes së shkeljeve të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve’’, thuhet në projektligj.Po ashtu, Prefekti monitoron zbatimin e projekteve, programeve sektoriale në qark, që zhvillohen me fonde të kushtëzuara apo fonde të qeverisë qendrore, veçanërisht për sa i përket respektimit të afatave dhe cilësisë dhe sinjalizon institucionet përgjegjëse inspektuese duke propozuar fillim të procedurës së inspektimit për shkeljet e evidentuara. Pas kësaj, sipas projektligjit, Prefekti informon ministrin përgjegjës dhe kryeministrin për rezultatet e monitorimit të degëve territoriale që veprojnë në qark.“Monitoron zbatimin e projekteve, programeve sektoriale në qark, që zhvillohen me fonde të kushtëzuara apo fonde të qeverisë qendrore, veçanërisht për sa i përket respektimit të afatave dhe cilësisë’. Procedura e monitorimit të zbatimit të politikave, projekteve e programeve sektoriale të qeverisë qendrore në nivel qarku përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Sinjalizon institucionet përgjegjëse inspektuese duke propozuar fillim të procedurës së inspektimit për shkeljet e evidentuara. informon ministrin përgjegjës dhe Kryeministrin.”, thuhet më tej.Ndryshime ka dhe në nenin 12, ku shtohen dy pika të reja që kanë të bëjnë me bashkëpunimin mes institucionit të Prefektit dhe Policisë së Shtetit.“Drejtori i policisë vendore zhvillon takime të përbashkëta dhe informon çdo 10 ditë prefektin e qarkut mbi shkallën e zbatimit të masave për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në nivel qarku, sipas përgjegjësive e detyrave të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore”, thuhet në projektligjin e Ministrisë së Brendshme.Ky projektiligj (Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2016 për “Prefektin e Qarkut”) u hodh për Konsultim Publik më 26 tetor 2023.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.