NIK GJELOSHAJ : NE SI SHQIPTARË NUK FESTOJMË POR RSPEKTOJM DITEN E SHTETËSISË SË MALIT TË ZI

0
453

Kongresi i Berlinit nuk duhet të festohet nga shqiptarët. Si popull i civilizuar që jemi, jemi legalist dhe kemi pranuar vendimet e Kongresit, mirëpo, ai që është shqiptar nuk feston e kujton 13 korrikun e vitit 1878.
Popujve që kanë çka të festojnë, urime !

Më poshtë disa fakte historike të asaj kohë :

Populli shqiptar doli më i dëmtuari nga Traktati i Berlinit nga se nuk u njohën kërkesat e shqiptarëve për autonomi nën protektoratin Osman si dhe nuk u mbrojtën trojet etnike shqiptare nga copëtimi që u bë në dobi të vendeve sllave. Shqiptarët edhe më tej mbetën në zotërimin e Perandorisë Osmane. Nga historiografët kemi një qëndrim kritik ndaj Kongresit të Berlinit dhe Fuqive të Mëdha.
Megjithatë, Fuqitë e mëdha të mbledhura në Kongresin e Berlinit, nuk i morën parasysh këto kërkesa të shqiptarëve. Edhe pse në Berlin luhej fati i popullit shqiptar, Fuqitë e Mëdha e injoruan qenien e tij. Madje, delegacioni shqiptar, i ngarkuar nga Lidhja e Prizrenit, i cili shkoi në Berlin me nismën e vet për t’i parashtruar Kongresit të drejtat e Shqipërisë, nuk u përkrah nga askush. Abdyl Frashëri kryetari i delegacionit, u përpoq ta bindte kryetarin e Kongresit, kancelarin Bismark, në një takim që pati me të, që ta përfshinte në rendin e ditës së një seance edhe çështjen e kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk pranoi duke u shprehur brutalisht se “nuk ka një komb shqiptar”.

PUBLICITET–BAR RESTORANT -HOTEL  “RUBENS” CULAJ- QYTETI I KOPLIKUT.KETU FRESKIA E LIQENIT, SHIJA E GATIMIT, QETESIA E QYTETARISE,VEÇ  PER JU !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.