Ngjarja e vrithit, çeshtja rikthehet ne shkallen e pare..

0
Vrasja ne Vrith : Lirohet Rrok Pepaj.Lajmi:”Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burg Rrok Pepajn, i cili është gjetur fajtor për kultivimin e parcelave me lëndë narkotike ku u gjetën të vrarë Vilson Çutaj dhe Kelment Pepaj. Dënimi i Pepajt ka kaluar në shërbim prove dhe për këtë shkak ai është liruar nga paraburgimi.
3 ditë pas vrasjes në fillim të tetorit të 2 kushërinjve, Rrok Pepaj u vendos në pranga për me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Mbrojta e tij e konsideroi arrestimin të padrejtë, ndërsa çështja shkoi me rekurs në Gjykatën e Lartë ku kjo e fundit ka vendosur rikthimin e çështjes në Shkallën e Parë.
I njëjti burim tha se Pepaj është detyruar të pranojë se kishte dijeni për parcelën e drogës ku edhe u vranë 2 të rinjtë, ndërsa nuk janë gjetur prova se ai ka qenë posedues i tyre e për këtë arsye është bërë edhe lirimi nga burgu.
Çështja e tij është hetuar e ndarë me atë të djalit të tij, Danjel Pepës, që është në kërkim policor prej 9 muajsh me akuzën e vrasjes dhe kultivimit të bimëve narkotike.
V.O ky informacion eshte marre nga Syri.net

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.