Emisioni “Shqipëria Live”, ka transmetuar ditën e sotme një intervistë të trishtë. Një 39-vjeçare ka rrëfyer dhunën çnjerëzore të bashkëshortit të saj. Madje ajo është dhunuar edhe nga familjarët e tij.Elvina Gjoka u martua me mblesëri në moshën 17-vjeçare. Që në fillim të martesës ajo u përball me dhunën nga bashkëshorti dhe familja e saj. Elvina ka një djalë 15-vjeçar, i cili është dhunuar gjithashtu nga babai i tij. Tashmë ajo ka një vit e gjysmë që është divorcuar nga bashkëshorti.Për mikrofonin e “Shqipëria Live”, Elvina ka rrëfyer dhunën e madhe fizike dhe psikologjike që i është bërë asaj. Madje ajo ka shtuar se nga torturat e mëdha, ka tentuar disa herë që të vrasë veten.“Kam duruar tortura çnjerëzore, më ka rrahur dhe më ka lënë pa ndjenja. Nga torturat e shumta kam tentuar shumë herë vetëvrasjen, doja të hidhesha nga urat e Greqisë. Gjithashtu u kam dalë disa herë makinave përpara, nuk mendoja as për djalin tim. Kam tentuar të vras veten në tualet, kam pirë fostoksinë”, ka rrëfyer Elvina.Kjo e fundit ka treguar se bashkëshorti ka rrahur edhe babanë e saj, pasi ai i kishte thënë që të shkonte ta denonconte atë. Elvina ka rrëfyer se si familjarët e burrit e kanë rrëmbyer dhe e kanë rrahur keq.
“Kemi pas jetuar në një shtëpi të vogël, e më rrihte dhe më linte në një barake pa ndjenja derisa merrja veten. Më ka zhveshur dhe më ka nxjerrë në rrugë për të fjetur. E kanë torturuar edhe djalin, e kanë bërë për spital. Aty nuk durova dhe shkova e bëra denoncimin”, rrëfen 39-vjeçarja.