NEKROLOGJI/ IKEN LEGJENDA E FUTBOLLIT KORRÇAR

0
108

NGA DEFRIM METHASANI

Nuk do doja të shkruaja kurrë për ikjen tënde i shtrenjti mik dhe legjende e futbollit korçar dhe shqiptar Teodor Vaso. Mëngjesi i 17 marsit ishte i trishtë, po aq sa lajmi i ndarjes tënde nga jeta në moshën 83 vjeçare. Emri yt u gdhend në fushat e futbollit, nga vitet 1960-1978, duke lënë pas shumë histori tek Skënderbeu, Partizani dhe kombëtarja. Për të gjitha do të mbahesh mend mjeshtër, por veçmas atë ndeshje të konsideruar si ndeshja e shekullit me 17 dhjetor 1967 përballë Gjermanisë kur ti luajte i dëmtuar deri në fund të ndeshjes, sepse asokohe nuk lejoheshin ndërrimet sipar rregullores. Barazuat 0-0 dhe eleminuat kampionët e botës nga europiani i 1968. Ikja jote më shkaktoi shumë dhimbje, sepse u miqësuam kaq shumë bashkë edhe me familjet tona, por ndihem shpirtërisht i qetë që bëra gjithçka në promovimin tënd Mjeshtër i Madh dhe Nderi i Korçes e sportit shqiptar. Ngushëllime bashkëshortes së mirë Marjeta, djalit dhe vajzës, nipërve e mbesave, por dhe qytetit të Korçës dhe familjes së madhe të futbollit shqiptar. U prehsh në paqe dhe emri yt u kujtoftë brez pas brezi i shtrenjti Todo!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.