Edhe pse kishte shumë vite i larguar nga vëndlindja e tij, fshati Logje në Prëkal të Dukagjinit. Sokol Mëhilli, jo vetem nuk e ka harruar, por duke sjellë në kujtesë vitet e vështira të fëmijërisë, i kujton bashkëfshataret, madje duke u kujdesur edhe për ta. Kësisoj këto ditë ne ishim në këtë fshat me një grup xhirimi nga Tv Kopliku, emisioni Jetë Tjeter, por edhe shoqata per mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut e drejtuar nga
znj Xhevahire Gjelaj, si dhe agjensia invenstigative “Stop Krimit dhe dhunës” , e drejtuar nga Fartmir Senaj. Nderkohë bisnesmen të njoghur si Selim Halili i “Gomisteri Sela, apo Fran Ndoi e Aleks Patoni, si dhe agjensia e udhëtimeve Top List, por edhe aktivist të jetes humane e njerzore si Perlat Kurti e të tjerë të cilët i sollen ndihma familjes së Ded Marashit, këtu në Prekal. Kështu kjo familje e cila jeton me varefërinë e tejskajshme, dhe pse i zoti i shtepisë është invalid prej disa muajash ia kanë hequr edhe pagesen e invaliditetit, dhe e gjithë jeta e kesaj familje perballohet vetem me 30 mije lekë të vjetra. Ajo që mund të konsiderohet më e dobishmja per këtë familje është ndihma që sollen dhe i premtuam të gjithë së bashku edhe për këta voglush në prag të vitit të ri mesimor. Ndaj në sezonin e ri televiziv, televizioni Kopliku serish në vijushmerinë e emisionit Jetë Tjeter do të vijojme të sjellim në ekran këto realitete të dhimbshme si kjo e familjes së Ded Marashit në Prekal të Dukagjinit.