NË POZHERAN TË VITISË U PËRKUJTUAN KRIMET SERBE TË VITIT 1945

0
138
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Me rastin e 78 vjetorit të Masakrës së Pozheranit nga forcat çetnike sllavo-serbe, sot e shtunë 7 janar 2023, u mbajt një tubim përkujtimor pranë Pllakës së Shaban Halit Alidama e ngritur nga familjarët në lagjen Alidema ku morën pjesë pasardhës të familjarëve të martirëve, bashkëvendës, përfaqësues të partive politike,, komunës së Vitisë, , Shoqatës së veteranëve të luftës, Bashkësisë vendore, si mysafir Shoqata e Shkrimtarëve “ABC-poetike” me grupin dramatik”Bekim Fehmiu” dhe regjisorin Mejdi Alidema nga Shkupi dhe shumë mysafir të tjerë nga mbarë Kosova.Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Me 7 janar të vitit 1945 në xhamin e fshatit Pozheran të Vitisë ndodhi njëra ndër masakrat më të tmerrshme nga forcat e atëhershme çetnike partizane sllavo serbe mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur shqiptare duke zgjedhur burrat e fshatit për ti masakruar. Tubimi përkujtimor u përcoll me një interesim të madh nga vendasit dhe mysafirët të cilët kishin ardhur enkas për të respektuar viktimat e Masakrës së Pozheranit për të mos u përsëritur më asnjëherë. Kryetari i abc z. Vullnet Sadiku për familjarët e viktimave të masakrës në shenjë respekti ndau mirënjohje.Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Organizuesi i tubimit përkujtimor Halit Aliema nipi i Shaban Halit Alidema i falënderoj të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në tubimin e sotëm përkujtimor.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të jashtme

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.