NË PËRKUJTIM TË 108 VJETORIT TË PUSHKATIMIT TË ÇERÇIZ TOPULLIT E MUÇO QULLIT.

0
199
Nga Ndue BacajNdue Bacaj | EuroEmigrant
108 vite më parë, me 15 korrik 1915 pushkatohet në rrethinat të Shkodrës (afër fshatit Golem) Atdhetari trim e i shquar Çerçiz Topulli, së bashku me shokun e tij të atdhetarisë Muço Qulli….Çerçiz Topulli (1880 – 1915) atdhetar me pushkë e penë për çlirim dhe  bashkim kombëtar - Radio Kosova e Lirë
Çerçiz Topulli lindi në Gjirokastër në vitin 1880 në një familje me tradita atdhetare. Ai ishtë vëlla me intelektualin dhe atdhetarin e njohur Bajo Topulli. Mësimet e para Çerçizi i mori në qytetin e lindjes. Vijimin e shkollimit e ndoqi në Janinë. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë “Për lirinë e Shqipërisë”. Në pranveren e vitit 1907 së bashku me Mihal Gramenon krijoi një çetë luftëtarësh në Sofje, për të luftuar për interesat e shqiptarisë. Në prill të atij viti, kjo çetë nëpëmjet Birndizit (Itali) hyri në Vlorë ku ndermori një fushatë ndergjegjësimi për një kryengritje të armatosur me 1908. Me 25 shkurt 1908 , çeta vrau komandantin turk (bimbashin) e xhandërmarisë turke në rrugët e Gjirokastrës. Pesë trima të kësaj çete, duke përfshirë edhe Çerçiz Topullin u larguan nga Gjirokastra në Mashkullorë, ku me 5 mars u rrethuan nga 150 trupa ushtarësh Osman. Ndonëse ishin të pakt në numër Çerçizi dhe luftëtarët e tij arritën t’i mbanin larg turqit nga mengjesi deri në mbrëmje, kur errësira iu krijoi mundësinë të arratisen në male… Në korrik 1908 , Çerçiz Topulli u perpoq të të çlironte Korçën, por forcat turke e sprapsen. Kur xhonturqit erdhen në pushtet , ai krijoi shoqëri patriotike dhe ndihmoi në hapjen e shkollave në gjuhen shqipe, por pa u paajtuar me Politiken e turqëve të rinjë.Vladimir Bizhga:Tradhëtia ndaj Çerçiz Topullit, vrasja e tij dhe Muço Qullit  | Gazeta Telegraf Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë Çerçiz Topulli, u vu në shërbim të qeverisë së Vlorës, duke vijuar të vepronte në mbrojtjen e interesave kombëtare.(Robert Elsie, Fjalori Historik i Shqipërisë, fq.570, shtëpia botuese Uegen, Tiranë 2011). Në mbrojtje të këtyre interesave kombëtare Çerçiz Topulli, së bashku me Muço Qullin kapen në Shkodër nga ushtria serbo-malaze me gjeneralin Veshoviq, që me ushtrinë e tij kishte vrarë më shumë se 2000 shqiptarë në atë kohë në malet e rrethet e Shkodrës e Kosovës. (Sejfi Vllamasi, Ballafaqime politike në Shqipëri 1897-1944, fq.93-94, botim i sh.b. “Marin Barleti”, Tiranë , 1995). Ushtria malazeze kishte hyrë në Shkodër, pas traktatit të fshehtë të Londres, (prill 1915). Kjo ushtri pushtuese pasi kapi Çerçiz Topullin së bashku me Muço Qullin i pushkaton me 15 korrik 1915 në rrethinat e Shkodrës (afër fshatit Golem)…Në këtë kohë kjo ushtri shoviniste , (e mbeshtetur edhe nga ajo serbe) vret në pabesi edhe atdhetarin e prijësin trim të djelmënis të Shalës Mehmet Shpendin, së bashku me rreth 80 trima të tjerë atdhetar nga Dukagjini, për të vijuar me vrasjen e trimit të urtë të atdhetarisë Dedë Gjon Luli me 24 shtator 1915 etjerë… (Raport sekreti sherbimit të zbulimit të admiraliatit të marinës ushtarake angleze ; Personazhet kryesore të Shqipërisë, vendi, fiset, populli gjatë luftës së pare botërore, fq.85-86, perkthye nga orgjinalei Piro Misha , Tiranë, IDK, 2016). Për të përkujtuar sodopak 108 vjetorin e vrasjes të Çerçiz Topullit me Muço Qullit, mendova të sjellë në kujtesë diçka nga ligjerata brilante e At Anton Harapit me titull: “DY LOT E NJI BETIM”, mbajtur me rastin e përcjelljes ë eshtrave, (disa vite pas pushkatimit), nga Shkodra për në vendlindje (Gjirokatër) të Çerçiz Topullit e Muço Qullit. Nga kjo fjalë-ligjëratë, brilante, plot filozofi e pathos patriotik mendova të citoj:
“… Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni. Doni ta lini Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari patë t’amblat rreze të diellit, ku si filiza të shëndosht gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqipëria u qiti dhe u ndriti. Le të lavdrohen, po për ju Gjirokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët për jetë, por grim më pak do t’gëzohet në ju Shkodra, vendi ku ju vdiqët, por u lindët për atdhe. Njimend se ato u dhanë tamblin e gjiut dhe ju janë nanë të natyrshme, por ju tashma nuk jeni njerëz të zakonshëm, nuk jeni çfarëdo shqiptarësh, ju jeni heroj, jeni burrat shqiptarë, e si të tillë u priti e u mbajti, si të tillë sot me gëzim u përcjell Shkodra, lama e nana e heroizmit tuaj.Çerçiz Topulli -102 vite pas vrasjes Jo, nuk ju lëshon ju Shkodër lokja, e ambel pa ju puthë në të dyja faqet, thekshëm pa u lëmue të dy krahët, përmallshëm pa derdhë dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi mbi eshtnat tuaj. Eshtna të pamort, u falem! Të pavdekshëm, po, pse ndër veme tueja ruani nji visar të çmueshëm, njatë ide, e cila e pa tronditur do të jesë ndër ne Shqipnia. E udha e mbarë ju kjoftë! Veç, o burra, që vdekun flitni, të metun njalleni, të hupun sot ndritni, kah rreth e rrotull t’i bini Shqipnisë, deh lëshojeni një za, atë zanin tuej kumbues si të luajve, diftoni djelmnisë shqiptare çka u ushqei idealin, çka u mbajti karakterin, çka u bani të pavdekshëm… Zotni të ndritshëm! Nuk dua t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Merrni këto visare të çmueshme e shkoni. Por para se të niseni eni këtu, e mbi këta eshtna, simbol ideali, force e bashkim, t’ia shtrijm doren shoqi-shoqit, Toskë e Gegë, muhamedan e kristian, e me besën e burrave, me besën shqiptare të lidhemi për t’ia mbajtur shqiptarit nji Zot të vërtetë, një atdhe të lum, për ta ba Shqipninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skënderbeun.Sheshi dhe Monumenti i Çerçiz Topullit - Visit Gjirokastra Albania,  official tourism page of Gjirokastra region T’i diftojmë po botës, se shqiptarët njimen burra, se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristian, e njiherit shqiptarë të vërtetë. Zoti i vërtetë e atdheu le t’na bashkojnë, Zoti e atdheu të na mbajnë: Me Zot e atdhe të lumnojmë. (Anton Harapi, “Kulla e Babelit”, fq. 251-253).
Malësi e Madhe, 15 korrik 2023.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.