NË KËRKIM TË NJË  MUNDËSIË  TË HUMBUR

0
266

Thjesht. Qartë, dhe me një domëthënie  dimensionale , njerzore, ky vizatim letrarë  I  kësaj autorje  e cila  veçmas  të tjerave  perjellë  një mesazh  gruaje , po kaq  njerzore…  Kjo grua  e ka ëmrin Mbaresa, dukret se prindrit ia kishin vënë  këtë ëmër, për të  ndaluar rreshti i lindjes së  vajzave…Sa bukur e shpreh Mbaresa:..Nuk duhet të mëzitemi  nga “Jo” e jetës!   -redaksia-

….Sot u ngrita për të gjetur një mundësi të humbur.Në fakt gjeta një buzëqeshje që nuk e dhashë, një shans që humba, një mundësi që më kaloj.
Gjeta një besim të plurosur në vite.
Një ëndërr që e kisha harruar.
Kështu mora gjithçka me sportivitet dhe i thashë vetes ;
Asgjë nuk do të bëj të humbasësh përsëri një mundësi tjetër.
Ne nuk mund të kemi gjithmonë atë qē mendojmë ,se e meritojmë .Nuk marim më të mirën që kërkojmë..ndoshta nuk jemi aty ku duhet të ishim.
Nuk duhet të mērzitemi nga “jo” e jetës.
Ndonjëherë një derë e mbyllur është një mënyrë për të treguar ,se diku….hapet një tjetër, vjen një mundësi e re , një shans i artë.
Koha më tha të qetësohesha …dhe si formë respekti e dëgjova .
“Mos u frikëso nga e keqja që të rrethon ,ki besim tek e mira që të pret.”
Në jetë ka disa arsye për të ëndërruar.
Sot lindi një ditē e re.
E mbarë qoftë për të gjithë ju, miqtë e mi kudo jeni..

PUBLICITET–BAR RESTORANT -HOTEL  “RUBENS” CULAJ- QYTETI I KOPLIKUT.KETU FRESKIA E LIQENIT, SHIJA E GATIMIT, QETESIA E QYTETARISE,VEÇ  PER JU !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.