Nga: Mira Nikolla
Në canten e nje gruaje
Mos u lodh me kerku në canten e një gruaje,
atë që kurrë s’ke me e gjetë.
Aty brënda ajo ka të shkuaren e të tashmen,
plot një jetë.
Aty ka andrrat për të ardhmen,
që ti s’mundesh me i prekë.
Mos u lodh me germu në canten e një gruaje,
se ka magji:
Ajo si trekëndëshi i Bermudes
është në gjëndje me të perpi
në misteret,
ankthet e fshehura
në xhepat me të thellë
të ndergjegjës së kristaltë,
ku ti mrënë shpreson me u hedhë.
T’u mendu, se nga trasparënca e saj mund të shohësh përtej.
Pa ditë se trasparënca
është vec një iluzion,
se ti sheh vetem atë c’ka ajo don,
që ti me pa
e mandej,
në ujin e saj të krypun me u la.
Mos e shiko se çfarë ka mrënë çanta e një gruaje!
Misterin joshës mos ja hiq,
se asaj do ti duket, sikur para teje pozon lakuriq!
Shtator 2020