Ndjeva lotet te me lagnin syte..

0

Bona Mulaj Lluka

Mu desh pak të më kaloje pershtjellimi qe mu mblodh ne gryke gati per tu perlotur kur e pashe te kaloje te dritarja e kuzhines ku une punoja…Po,ishte ajo,shoqja e femijerise.
Se kisha pare qe kur une e ajo jetonim ne te njejtin qytet.Natyra ime krenare edhe ne kufijte e varferise,nuk me kishte lejuar kurre te kisha zili askend,as rrobat e saj me te bukura,as canten me te shtrenjte asokohe, e kjo me kishte bere te dua kedo.
Mu duk gjate te dilja te dera e kuzhines,e pa e hequr as perparesen e punes vrapova per te tavolina ku shoqja e dikurshme gati po ulej.
Ishte me nje djale e nje vajze… nuk i njihja.
Kishin kaluar vite,por ajo s’kishte ndryshuar,madje mu duk sikur vitet vetem e kishin rinuar.Me pa nje here kalimthi por ne moment ktheu koken
-Bona!?
E ndjeva se u emocionua,,ose keshtu mu duk mua,dhe pa ju pergjigjur,u perqafuam plot mall.
U ulem bashke me miqte e saj,dhe vetem atehere e pashe sa stononte veshja ime perballe tyreve…isha sic punoja, vetem kisha hequr kapuçin e tundur pak koken per te rehatuar pak floket e çrregullta.
Pse ketu Bona,mu drejtua,nuk gjete dot pune ne profesionin tend(ajo e dinte se kisha mbaruar per mesuese)!?
Ishte pyetje qe kisha kohe qe s’doja ta degjoja.
Po punoj-ja ktheva.Njeriu mund te punoje per deshire,po dhe per nevoje..kjo eshte pune per nevoje..dhe ndjeva nje ndjesi jo e mire te me pershkonte fytyren.
Eh..poo mermeriti nder dhembe ajo,ndoshta nje dite iken nga ketu,kjo pune eshte vetem per buken e gojes.
Ferkova duart e djersitura nga sikleti,nderkohe ajo vazhdoj-Une ka dy dite qe jam kthyer nga jashte,bera nje udhetim nje mujor per qef,tani do rri ca dite kendej me keta miqte e do iki perseri..jeta do shijuar e dashur Bone,dhe ja dha te qeshures.
As qe po e degjoja me se ç’po thoshte…nuk isha me aty.
I hodha nje shikim nga koka te kembet…
As ne endrrat me te bukura nuk isha veshur aq shtrenjte e kuruar aq shume,por se pashe me zili..fjalet e saj ma kishin zbehur adhurimin e rrobave te bukura.
Shoqja e vogelise vazhdonte te fliste e fliste per udhetimet,valixhet,restorantet…jeten luksoze qe bente.
Shikimet ne nje çast u ndeshen,e mu duk sikur s’po me shihte mua,po ndonje rrudhe rreth syve,floket e mi,pamjen time…e kushedi ç’mendonte.
Sa kemi ndryshuar…me pak se asgje pamja.
Ehh sikur ta dinte mikja ime,se as e doja me ate boten e saj…ja kisha prekur fundin lumturise,e isha rikthyer ketu ku jam.
U ngrita duke perfituar nga momenti kur u afrua kamerieri,duke u kerkuar ndjese se kisha pune…
I bera me shenje djalit me tabake ne dore qe i kanë kafet nga une dhe u largova.
Pas disa minutash,mbase gjysem ore degjova nje ze qe me thoshte-Shoqja jote po iken,deshiron te te falenderoje per kafet Bona…Di qe pa kthyer koken u pergjigja-I befte mire-thuaj se jam e zene me pune e s’dal dot.
Ndjeva lotet te me lagnin syte..
Nga cepi I dritares pashe se si largohej shoqja ime…ndryshuar aq shume ne gjithçka,
….pervec pamjes.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.