Emocione të jashtëzakonshme në Shën Petersburg të Rusisë. 120 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin e çiftit Zvicër-Spanjë.
Skuadra që do të sigurojë një biletë për në gjysmëfinalen e EURO 2020 do të përcaktohet nga 11-metërshat. Edhe pse me 10 lojtarë prej minutës së 77-të, përfaqësuesja helvete arriti t’ia dilte ta çonte ndeshjen te penalltitë.
FT: ZVICËR-SPANJË 1-1
Shaqiri 68′ / Zakaria 8′ (autogol)
77′ Zvicra mbetet me 10 lojtarë, Frojler ndëshkohet me karton të kuq, për ndërhyrje të gabuar ndaj Morenos në mesfushë. Futbollisti i Atalantës “tradhton” helvetët.
68′ GOOOOOL ZVICRA 1-1/ Xherdan Shaqiri vendos baraspeshën. Në festë zviceranët! Pas asistit të Freuler nga e djathta, futbollisti me origjinë shqiptare, nuk ka falur në afërsi të pikës së penalltisë duke e dërguar topin në cepin e portës.
8′ GOOOOL SPANJA 0-1/ Devijimi fatal i Zakarias, iberikët gjejnë rrugën e rrjetës. Pas një predhe të Zhordi Albës me të majtën nga jashtë zonës, topi u devijua me kembë nga Zakaria dhe përfundoi në rrjetës.