Ermal Mamaqi dhe Amarda ToskaModeratorja e njohur, Amarda Toska ka treguar që nuk ka pranuar të jetë pjesëmarrëse në filmin e Ermal Mamaqit, edhe pse ai e ka ftuar.Ajo tha se bëhej fjalë për një rol episodik, dhe nuk e mendoi të përshtatshme. Ami tregoi se dhe djalit të tyre, Joelit, i është propozuar një rol, por as ai nuk e ka gjetur veten, duke e kundërshtuar vetë.“Me thënë të drejtën më ka propozuar të jem pjesë tek një nga filmat e tij, por nuk pranova. Bëhet fjalë për një rol episodik dhe nuk mendoj se isha e përshtatshme.Gjithashtu, edhe Joelit i është ofruar një rol, por vogëlushi nuk e ka gjetur veten. Ndodhi diçka në lidhje me serialin. Duke qenë se Joeli ka qejf të jetë pjesë e këtyre stafeve, Ermali donte ta përfshinte.Roli nuk është ashtu si Joeli ka temperamentin me hedhje, me personazhe, por është pak i ndjerë dhe melankolik. E lexoi skenarin dhe tha ‘jo’ nuk është për mua”, tregoi Ami.Aktualisht, Ermali po merret me xhirimet e serialit të tij më të ri, që mban titullin “H.O.T”, i cili do të publikohet së shpejti.Si aktorë në filmin e tij, do të marrin pjesë disa artistë të njohur shqiptarë si: Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani, Ana Lika, Monika Lubonja, Irgen Cela, Amos Zahara, Kastriot Caushi etj.Gjithashtu moderatorja foli dhe për karrierën e saj televizive, duke thënë se i ka munguar shumë publikut, ndaj mund të kthehet në ekran në sezonin e ri që nis në shtator.