Na ka mbet jetim folklori – E thone faktet jo Viktori

0
160
Nga:Viktor Paloka      No photo description available.
Na ka mbet jetim folklori – E thone faktet jo Viktori
    Po e nisi me kete fraze te rendesishme per folklorin
Folklori eshte pasuria me e qmuar dhe me e  madhe e nje kombi, ose siq mund te quhet eshte Pasaporta e nje kombi i cili ka bere dhe kerkon  te beje jete aktive kulturore.
Tek folklori jane mbeshtetur dhe mbeshteten edhe muzikantat e medhej ku edhe dalin vepra muzikore, koreografike e tjer te medha e te spikatura dhe  te pa vdekshme.
Festivali folklorik kombetar shqipetar tashma po shkon drejt vdekjes .
Tabani dhe pasaporta e nje kombi gradualisht po zhduket pasi per 32 vite asnjiher nuk I qendroi korrekt , zhvillimit te tij ne afatet e meparshme .
Filloi ne vitin 1968 ne Gjirokaster dhe deri ne vitin 1988 qe I bie per 20 u rrealizuan 4 festivale folklorike kombetare sandart dhe me vlera te jashtezakoneshme , te cilat nga ky vit e deri tani nuk po arrihen me keto vlera, duke u be festival fasade sa per te thene, me vlera ten je ish kooperative bujqesose te bashkuar aso kohe e jo sa nje Rreth .
Ndersa  nga viti 1988 –2022 , qe i bie 34 vite jane zhvilluar vetem 5 festivale, qe i bie nji here ne 7 vite.  Pra duam e nuk duam ky evenimen shume I rendesishem per artin dhe kombin shqipetar po harrohet po tuajse krejtesisht , me protekse te kota, vetem se nuk e duan.  Nga nje here ne 5 vite qe ishte , tani I bie nji here ne 7 vite vaj medet , me mire te thojne se nuk duhet bere me ky aktivitet I jashtezakonshem I Kombit tone me vlerat e jashtezakoneshme ne qdo aspekt.
Po jau shpjegoj me fakte qe nga viti 1968 , pasi ne 7 prej tyre jame vete pjesemarres , qe nga viti 1983 e deri ne vitin 2015 qe nuk u zhvillu me deri sot dhe nuk ka asnje shej per zhvillimin e tij .
Vitet e zhvillimit ishin keto ; No photo description available.
1968, 73, 78,88  ne gjirokaster. Pastaj vitin 95 ne Berat, 2000 ne Gjirokaster, 2004 po ne Gjirokaster dhe vazhdoi ne vitin 2009 e ne vitin 2015 ne gjitokaster dhe po behen 7 vite nga zhvillimi i fundit te ketij festivali gjigand, qe nuk po zhvillohet ma , nuk po dijme ky festival qa ju ka ba .
Eshte nje turp dhe mekat i madh te mos behet ky festival i madh i folklorit i vetmi qe kishim me vlera te jashtezakoneshme per tabanin kombetar.
Ju lutemi Ministrise se Kultures dhe Kryeministrit qe ta marrin ne dore sa ma shpejete te jete e mundur kete problem kaq te madh per kulturen shqipetare e mbarekombetare , ne menyre qe te mos e mohojme vehten.
Per ilustrim po ju japim si kosur keto vargje qe une kame thur .
                               Duaj folklorin e mos humb vehten
No photo description available.
Te lumt na se fort po kendojme
pak na shofin e pak ndingjojne
kenget e trollit s,po i duen ma
thojne se jane per ne ate dynja
per folklor hyq spo kane gajle
veq po eduen krejt kenge banale
turke, sllave , italo , greke
duen kengetare qe vishen lehte
Thojne s,na duhet gja tabani
se krejte thate ka mbet tavani
tash folklori me hy ne thes
njerz e vlere jane ba biznes
nuk duem tirq as xhamadana
shiten ne treg si i ka ba nana
kalin e ka vra samari
hik budall se te zu i marri
  No photo description available.    Per folklor pak kush ka leke
edhe pse i lodhun e lajme tuj vdek
par ka veq per fushatat
per perputhen e bikbravat
harrojne media e spektatori
harron shteti e televizori
dhe jurite po shkrujne me leter
japin qmim tjeter per tjeter
Prej kah vijme e ku po shkojme
breznise tone q,po i trashigojme
kush na njef me muzike te huj
fjalet shqip e petulla ne uje
Krejte kalate po i therrasin trollit
edhe gjergji flet prej vorrit
koha e re mos ta hupe te vjetren
duj folklorin e mos humb vehten

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.