MUZEU STALLË APO STALLA MUZE!

0
153
NGA:Prëlë MILANI
Duke dashtë të shtiremi të dhimbshëm, të njerëzishëm paqedashes dhe apostuj të shumë vuajtur, ka 30 vite që hakrrehëmi më shumë se Zoti per shkatërrimin e objekteve te kultit nga herezia e çmendur diktatoriale. Ajo ishte një njollë e zezë ideologjike që mori dënimin e merituar nga historia. Po shkatërrimet e reja që vijuan me te njëjtin duf shtazor si me 1967-ën çfare emri kane?
Amanet shkatërrimi i dhjetëra e dhjetëra shkollave në një vend që marshon bythëjashtë drejt Evropës në vigjilje te shekullit 21çfare ishte?! Po hedhja në ere dhe grabitja me telekomande i gjithë fabrikave, uzinave, ndërmarrjeve, fermave minierave dhe gjithë pasurive kombëtare nga engjëjt harbut çfarë revolucioni i përmutur ishte !Po vrasja e lapidareve dhe memorialëve çfarë mostrubim publik ishte ?! Pa tjetërsimi vjedhja, shitja e pjesës me të madhe të muzeve kryq e tërthor Shqipërisë çfarë filantropie ishte ?!
Një ditë rastësisht me zuri veshi një grua mbi të 50- tat e mirëmbajtur që i drejtohet një djali të ri në rrugë në qendër te Thethit.
–Çuni ku është rruga per të shkuar tek muzeu ?
-Qe ec këtu drejt kjo rruga të ço direkt te kulla e ngujimit sqaroi djaloshi 15-16 vjeçar?
Jo,jo desha te shkoj te Muzeu etnografik, sqaroi vizitorja. Djaloshi i lindur dhe rritur ne epokën lirisë së laverdashme iu përgjigj:
-Zonje në Theth nuk kemi muze Etnografik, mos e keni fjalën per Kishën qe ku është ajo ndërtesa bukur me çati prej dërrasë pishe:
-A je nga Thethi këmbënguli mikesha kureshtare?
– Mana po tash 300 vjet këtu i kam trojet e te parëve. Me trego pra te shkoi te ajo shtëpia dy kateshe mbi shkëmb. Aty ka qene Muzeu etnografik i Dukagjinit e kam vizituar ne vitin 1984.
-Po shtëpia aty është moj zonjë por nuk është muze, deri para pak kohesh ka qenë stallë bagëtish, tash ka ardhur i zoti nga Tirana dhe do ta rindërtoi.
-Di gjë mos do ta beje bujtinë apo muze?
-Them se bujtinë çfarë muzeu ku ka leverdi kush per muze i priti me vendosmëri i riu!
Aty duhet një muze t’i tregoi gjithkujt se kush është Dukagjini i tha shoqes së vet gruaja me profil intelektual të tjedukshëm.
– Me sa di unë do behet ndërhyra unë qe deri në atë moment po beja indiferentin.
-Mirë ! Duhet të ribëhet ndonëse nuk duhej të ishte shkatërruar dha kaçurrelja!
-Po, po do behet fola me siguri pasi kështu më ka thënë Zoti Pëllumb Boshi. Ai pikërisht per ketë ka ardhur nga Tirana të investoj. Madje edhe me ka kërkuar edhe mendimin se si duhet ta rindërtoje.
-Dëshiroj që kur të vijë herën tjetër vizitojmë uroi me dashamirësi mysafirja
Sa mirë që muzeun se paske harruar, por mua nuk më po kujtoni ia prita vet?
-Më fal por nuk e kisha mendjen, por tani po më kujtohesh si fytyre . Mos jeni ai studenti i historisë që shkruanit skeçe dhe poezi gazmore në Institut?
-Po moj Lata dora vetë, veç tash me flokë të zbardhur i them duke qeshë.
-O Prelë Milani pse nuk flet bre shejtan qeshi ish studentja e historisë dy vite pas meje,që braktisi rrugën e “Zotit” per tu bërë koleksioniste e objekteve antike së cilës i buzëqeshi fytyra si dielli në Praçe kur mësoi se Muzeu stallë do rikthehet në identitet! Po muzeu duhet rindërtohet dhe kompozohet me parametrat e një panteoni gjithëpërfshirës të historisë së Dukagjinit. Thethi pervç një kishe dhe një kulle, nuk paraqet as gjë tjetër nga trashëgimia, historike, etnografike dhe etnokulturore Dukagjinit Kete boshllëk mund ta përmbushë vetëm një muze i larmishëm që po endet si ide dhe projekt në mendjen dhe duart e biznesmenit te mire njohur Pëllumb Boshi !Urime dhe mbarësi pasi Thethi duhet prezantohet si binom i një bjeshke dhe etnokulture autentike !
May be an image of outdoors and tree
Gjok Martini and 20 others

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.