Iken nga nga kjo jete gazetari dhe komentatori i njohur…

0

Ne kete mesdite te 5 Tetorit shoh nje lajm te trishte….Komentatori dhe gazetari i shquar sportiv, 59 vjecari Kosta Grillo ka ndrruar jete ne nje nga spitalet e Turqise… Ai ka humbur betejen me Covid 19, kishte disa jave qe po kurohej ne shtetin turk, por nuk ja ka dale dot…Vertete nje humbje e madhe per gazetarine sportive, mikrofonin sportiv, shoqerine, familjen dhe te afermit e tij… E kam takuar per here te pare Kosten, me 28 Shtator 1996 ne fushen sportive te Librazhdit….Ate dite luante, ALBANIA TABAK (Sopoti) – Lushnja…Une isha ne rolin e radiokronistit….Kosta do te prezantonte futbollistin e pare te huaj qe luante ne Shqiperi…Karlos Edu futbollisti brazilian do te bente debutimin e pare me ekipin lushnjar…Kosta ishte menaxheri i tij, dhe ishte i pari menaxheri futbolli ne Shqiperi….Ai mbetet komentatori plot pasion e profesionalizem, analist dhe gazetar sportiv, nga me te njohurit dhe me te shquarit ne Shqiperi…Mbetesh ikone e transmetimit, mik….Ti je gjithmone midis nesh…Ne, sa here do te shohim ne ekran ndonje ndeshje futbolli, mendja do na shkoje te transmetimet e tua…Ahhh, ku eshte zeri i Kostes ta degjojme njehere….Lamtumire…! Qofsh i parajses…..Ngushellime te sinqerta familjareve….!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.