Ministrja Kushi, takim me nismëtarin e Kartës së Bolonjës, Prof. Fabio Roversi-Monaco

0
252

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi priti në zyrën e saj akademikun e njohur italian Prof. Fabio Roversi-Monaco, një ndër akademikët më me zë ndërkombëtarë dhe nismëtar i “Kartës së Bolonjës”.Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Evis Kushi priti në zyrën e saj akademikun e njohur italian Prof. Fabio Roversi-Monaco, një ndër akademikët më me zë ndërkombëtarë.Në këtë takim janë diskutuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë mike në fushën e arsimit, si dhe është rënë dakord për t’i forcuar më tej dhe çuar akoma më përpara këto marrëdhënie në planin universitar.“Sot pata kënaqësinë e veçantë të takoja Prof. Fabio Roversi-Monaco, një personalitet i mirënjohur ndërkombëtar i botës akademike, njëkohësisht nismëtar i “Kartës së Bolonjës” që është edhe themeli i unifikimit të sistemeve evropiane të arsimit të lartë” – shkruan ministrja Kushi në statusin e saj në Facebook.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.