Ditën e sotme, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka mikpritur në ambientet e ministrisë dy sportistë kampionë të Ballkanit në disiplinën e skive, Erjon Tolen dhe Kevin Qerimin.“Shumë e lumtur dhe krenare të takoja sot sportistët kampionë të Ballkanit, patriotët e mi nga Elbasani Erjon Tola dhe Kevin Qerimi, të cilët na kanë nderuar duke arritur rezultate maksimale në garat ballkanike të skive në Kolashin të Malit të Zi” – shprehet ajo nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Në postimin e saj, Ministrja Kushi nënvizon “mbështetjen e vazhdueshme të MASR për këta të rinj dhe të gjithë talentet që spikasin, përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë dhe lartësojnë flamurin tonë në gara të ndryshme ndërkombëtare”.Në fund, ajo i uron suksese atyre në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali:“Shumë suksese kampionëve në prag të nisjes në Kampionatin Botëror të Skive në Itali! Forca çuna dhe lart e më lart!”