VERMOSH , IKËN FADROMA  NGA MOSKORREKTËSIA E  BASHKISË,RRUGA MBETËT E BLLOKUAR

0

Vëndi I quajtur Shkambi  shaljanve  është  aksin rrugor   Tamarë- vermosh. Ky  vend në çdo perjullë  është tejet e  rrezikshëm për kalimin e  automjeteve, dhe për me teper tani  kur këtu ka asfersisht tre metër   Borë. Ndaj  fadroma e ardhur nga Plava e Malit të Zi për të pastruar  borën ,këtu  është  larguar pa e kryer detyrën . Kjo duket për mos dakordësim të parave  me Bashkinë  M.Madhe.Burime   informative  për tv  Kopliku nga fshatrat e izoluar bëjnë të ditur se fadroma e kontraktuar nga Bashkia është larguar diten e djeshme  drejtë Gucisë dhe nuk është kthyer. Si pasojë vazhdon të jetë i bllokuar aksi rrugor Vermosh- Shkallë e Gropave të Selcës, duke mbajtur të izoluar banorët e fshatrave Gropa të Selcës, Qafë e Predelecit, Lëpushë, Budaç dhe Vermosh nga pjesa tjetër e Kelmendit. Banorët e këtyre fshatrave përveçse të izoluar deri ditën e sotme  nuk kanë patur  energji elektrike  prej më shumë se 10 ditësh. Nderkohë që  prej dy ditësh Në orën mësojmë se është rikthyer energjia elektrike në fshatrat Vermosh dhe Lëpushë !  Situata është shkaktuar nga reshjet e dëborës që në aksin rrugor dhe zona të veçanta kishte arritur deri në 3 metra, veçanërisht në vendin e quajtur  Shkami i Shaljaneve. Bashkia kishte kontaktuar me Krerët e Komunës së Plavës dhe arriti të kontaktonte fadromën për çeljen e aksit të bllokuar.  Pas dy ditë pune, kur mbërriti deri në Qafën e Predelecit, papritmas dhe pa dhënë arsye ajo është larguar. Me pushimin e reshjeve dhe përmirësimin e motit pritet që situata të rikthehet në normalitet.Megjithëkëtë  vlersohet  fakti se fadroma e rdhur nga  nga Plava  e Malit të  zi është  larguar si  rrjellojë  e mosmarrëveshjeve me Bashkinë  për Pagesen  e kontraktuar. Gjithesesi tashmë  situata    në  fshatrat e vermoshit persa I takon   bllokimit nga  deb ora vazhdon të  mbetet e   veshtirë.Ajo që vlen të citohet  mbetet   fakti , se perse Bashkia    nuk kontrakton  një  ose dy fadroma  Vëndase  që  në kohen kur nuk ka rreshje debore, në  menyrë që ata të  marrin masat e duhura , duke qëndruar në gatishmeri , për të pastruar rrugët nga Debora?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.