Mësuesja më e pasur se Ministria e Arsimit

0
759

Një vit para daljes në pension mendova të mbedh të gjitha kujtimet e mia në karierën si mësuese tashmë prej 35 vitesh. Një vit pune intensive me plot mendime, kujtime, mbresa, emocione fillova ti hidhja në letër për të botuar një libër. E titullova “Një jetë në 36 shkronja. Mendova ta shpreh si një rrëfim të tërë jetës sime në profesionin e mësueses së gjuhës shqipe në Ciklin Parauniversitar. Ky do ishte botimi im i 6 – të. E gjithë përformanca e një mësueseje si profesion, si familjare, si shoqe, si kolege, si prind i nxënësve etj etj. Pavarësisht se unë jam protagonostja kryesore në këtë libër kam shkruar në emër të rreth dy mijë nxënësve që ju kam dhënë mësim, qindra kolegëve dhe dhjetra drejtorëve. Një mësuese që bëra disa vite në fshat dhe qytet. Në libër kam shkruar për periudhën në dy sisteme atë të diktaturës dhe pluralizmit. Libri mbështillet me emocione të forta, ide, mendime, sugjerime, vështirësi, aktivitete, kontrolle, opinione, vlerësime etj etj. Ndonëse për botimet e tjera kam pasur mbështetjen e donatorëve të ndryshëm individual këtë herë thashë mbështetja e botimit duhet të jetë e sigurtë. E kush mund të ishte? Patjetër Ministria e Arsimit e cila ka slloganin e saj kryesor Mësuesin dhe Librin. Dërgova disa emaile në këtë ministri pranë drejtorive, sms në celular të Ministres së Arsimit Zj Lindita Nikolla duke vazhduar dhe në Ministrinë e Kulturës e DAR të Shkodrës nga të cilët mora përgjigje të tërthorta pa zgjidhje konkrete thjesht përgëzuese për botimin. Ndoshta jo për tu lavdëruar por krahas punës së përkushtuar si mësuese jam shkrimtare e disa botimeve tashmë e mirënjohur dhe e vlerësuar në mbarë shqiptarinë për krijimtari letrare, veprimtare, me disa aktivitete shoqërore, sociale e kombëtare dhe me një CV mjaft të pasur. Një zhgënjim nga institucionet për figurën dhe punën e mësuesit. Epo thashë sido që të ndodhë librin do e botoj edhe pse kostoja e tij do më marrë ndoshta 4 – 5 paga mujore si pensioniste. Shqetësimi im i cili nuk mori zgjidhje nga institucionet që duhet të impenjoheshin edhe pse në faqet e këtij libri do përcillen qindra mësues e nxënës, dashamirësit apo miqtë e mi nuk qëndruan në heshtje por më mbështetën. Libri u botua, mora përgëzimet nga të gjithë dashamirësit, nga mediat e masmediat që pasuruan identitetin tim dhe më mbushën me krenari. Ftova Ministritë dhe DAR- Shkodër dhe në promovimin e librit dhe përtuan të vinin se ndoshta kanë pasur ndonjë biletë avioni apo ndonjë “darkë madhështore” po atë ditë më të rëndësishme se një promovim libri të jetës së një mësueseje. Sidoqoftë mund të shpreh mendimin tim se ministrat dhe drejtorët e ministrive ndërrohen e vlera e tyre me vite mund të vyshket ndërsa unë do jem më e pasur me librin tim të cilit i rritet vlera përherë. Krijimtaria ime dhe e çdo krijuesi si dhe autoriteti i mësuesve është më i pasur se një ministri. Te dashur ministra nese nuk vleresoni mesuesin dhe librin mos kerkoni zhvillim. Suksesi i zhvillimit eshte perkushtimi ndaj tyre.

Shkroi Farida Ramadani

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.