Më puthje ngadalë E më pyesje ku isha deri më sot…?!

0
96
PA DASHJE  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe syze dielli
Mbrëmë ëndrra më solli tek ti
Dora yte ishte rreth belit tim
E unë ashtu e qetë
Në gjirin tënd
Thua se ajo ishte një botë tjetër
Derisa ti mi lëmoje flokët
Më puthje ngadalë
E më pyesje ku isha deri më sot
Një zë fëmije më zgjoi
Ma ndërpreu tërë atë lumturi
Ku sytë e mi të shihnin vetëm ty
I mbylla sytë
Ta vazhdoj atë ëndërr të bukur
E cila më iku
E lotët më ikën pa dashje
SK, 14.04.2023, Kamenicë
TI ENGJULL I HESHTUR  Mund të jetë një imazh i 1 person
Sot u takova me ty
Por ti nuk më fole
Afër i kisha ata
Që i dua shumë
Sa e bukur paske qenë
Ti që ma fale atë
Që ma kujtoi rininë time
Lumturinë e atyre shikimeve
Të fshehta
Ëndrrave pa fund
Shumë gjëra ti thashë në heshtje
E nuk e di a më dëgjove
Do të doja të kam pranë
Të përqafoj shumë
E di që je
Në një vend të bukur
Derisa e solle atë
Që më bënë të lumtur mua
Ta them ty engjull i heshtur
Lotët më shkojnë
E di që jam vonuar
NUK MUND TË VDES PA TY Mund të jetë një imazh i 1 person dhe çizme
Ehhh sikur të mund të bërtisja
Sa kam dhembje pa ty
Zëri do të më shkonte
Deri në qiell
Zogjtë do të iknin nga degët
Diellin do ta mbulonin retë
Qielli do të bubullonte
Vetëtima do ta shëndëriste
Fytyrën time
Lotët do të shkëlqenin
Si diamant i shkapërderdhur
Ajo dhembje e trishtë
Do ti thërriste vdekjes
E vetëm ajo do ti jepte fund
SK, 07.04.2023, Prishtinë
A DO TË MUNGOJ  Mund të jetë një imazh i 1 person, i ulur dhe ambiente të brendshme

Mendova se po vdes
E për çudi ajo ndjenjë
Nuk më trishtoi
Në mendje të kisha ty
A thua si do të ndihesh
A do të mungoj
A do ta vizitoje ndonjëherë
Atë vend ku ishim ne dy
A thua sytë e tu
Do të lotonin
Ti që tërë jetën
Më prite mua
A thua po të mundje
Do të vije me mua
Dhe sytê më lotuan
Kur e mendova
Që jemi larg
E unë jam vetëm
Duke ëndërruar

SK, 03.03.2023, Prishtinë 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.