A THUA ËSHTË MUAJ I LOPATËS?!

0
320
Nga Zija Vukaj
IDIL
Asnjëherë nuk paskam parë lopata më shumë se sa këto tri- katër ditë. Në shumë portale gjindje me lopata. Ndoshta nuk është muaji i lopatës, por diku brenda tij fshihet dita kombëtare e këtij instrumenti magjik- zgjatim i kolonës vertebrale të klasës punëtore. Eshtër e fosilizuar e miletit të varfër dikur. Ndërsa sot mjet i fuqishëm propagande. Penelata më artistike e idilit elektoral. Duket sikur nuk ka ekzistuar kurrë, por u shpik këto ditë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.