Poetja Shkodrane Lirije Bimi, është pa medyshje , një zë i fuqishemn i poezisë Shqipe në Itali.Poezit e saj janë sa brilante, aq edhe interesante , forca e vargut të poezise së Lirije Bimit është, forca e fjales së shpirtit të saj poetik.
Nga:Lirije Bimi.
Nëse sonte nata ka errësirën
Me eklipsin e hënës
Mos ke frikë
As nga trokitja e zogut
Që vjen në dritaren tënde
Dhe pa paralajmërim thyen xhamin.
Mos ke frik
Se sqepi i tij mund
Të përgjak buzët tua.
Mos ke frik i dashur
Merre në gji
Ngrohe me zemrën tënde të dëlirë
Se bredhja e një nate
E ka lodhur fluturimin, për kohën e ardhjes
Më prit i dashur
E më falë për vonesën .
Sonte do jem në çerdhen e përsosur
Ku vetëm zemra prek parajsën
Në heshtjen pambarim të kësaj nate.
Do jem rob strehimi në flokun tënd
Dhe nën mbrojtjen e kodit të qetësisë
Aty ku palohen ëndrrat e pritjeve tona .
Më prit sonte .
Lirije Bimi.
Dt. 02.09.2020.
Vi Itali .