Mbrëm/Koplik-Malësi e Madhe, gjendet i vdekur një sirian

0
138
 Viktima u konstatua pa shenja dhune
Është gjendur i pajetë mbrëmjen e kaluar një shtetas sirian në Malësi të Madhe.
Sipas burimeve, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 30-vjeç me origjinë nga Siria, është gjendur në Koplik, pranë një pallati në ndërtim në dalje të qytetit. Mësohet se trupi u gjet nga një qytetar rreth orës 20:50, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë.
Viktima u konstatua pa shenja dhune ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes .
Në njoftimin e policisë thuhet se jashtë një banese të braktisur në afërsi të stadiumit Koplik, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune një shtetas rreth 30 vjeç, dyshohet shtetas sirian. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të vdekjes si dhe identifikimin e këtij shtetasi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.