Jak Rrozhani
Milienkontakt Shqipëri,në kuadër të Projektit:”Zhvillimi i qëndrueshem i turizmit të Mirditës përmes Promovimit të Trashëgimisë Kulturore”,i mbështetur përmes programit EU4Culture,i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS,në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës,realizoi kursin me temë:”Udhërrëfyesi Turistik”,nga data 10.07.2023-14.07.2023,me praninë e artizanëve,menaxherëve të bujtinave,hoteleve dhe restoranteve,që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë,gazetarève Martin Dedaj e Jak Rrozhani,specialistëve të InfoKullës etj.ku ishte një përvojë e mrekullueshme dhe një atraksion i veçantë Kulturor dhe turistik.Qëllimi i kursit ishte:Njohja,kuptimi dhe roli i rëndësishëm,që Udhërrëfyesi Turistik,luan në zhvillimin e qëndrueshëm të një zone,aftësimi dhe marrja e njohurive dhe teknikave bazë në profesionin e Udhërrëfyesit,shpjeguar profesionalisht,duke gërshëtuar teorinë me praktikën në realitet e që duhet përgëzuar për këtë punë të mirë dhe njohëse,trajnuesi,arkeologu i njohur z.Rigert Çako,një lektor i pasionuar.Duke theksuar se:turizmi,është një indistri komplekse multisektoriale,që kërkon planifikim të një niveli të lartë dhe rolin e Udhërrëfyesit turistik,si parësor,si personi përgjegjës për të drejtuar,treguar dhe shpjeguar pasuritë dhe atraksionet historike,kulturore,etnografike,arkeologjike natyrore,kulinare etj.të një zone apo rajoni të caktuar dhe shërbimi korrekr,profesional dhe cilësor ndaj turistëve vendas dhe të huaj të çdo moshe dhe profesioni.