Mali i Zi/ Shuhet politikani Shqiptar Vasel Sinishtaj

0
166

Kryeadministratori i komunës së Tuzit, Vasel Sinishtaj ndërroi jetë të martën, në moshën 65 vjeçare, në SHBA, pas një sëmundje të shkurtër.  Sinishtaj: Dy të tretat e Malësisë jetojnë jashtë Malit të Zi - Lajme nga Ulqini Vasel Sinishtaj kohën e fundit shërbeu si Kryeadministrator i komunës së Tuzit.Përndryshe, Sinishtaj njihej si jurist me përvojë të gjatë pune, ndërsa ishte edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi, gjatë dy përbërjeve. Ishte edhe këshilltar në Parlamentin lokal të komunës Urbane të Tuzit.Përdyshe Sinishtaj ishte funksionar i lartë i Alternativës Shqiptare, gjegjësisht kryetar i Këshillit Politik. Vasel Sinishtaj  ishte njëpolitikan Shqiptar në  Malin  e Zi i ckili spikati  fal  vizionit dhe përkushtimit  ndaj qytetarve.Ai ishte një  mik  i fjalës së lirë. këtë  e ka treguar herëpas here  në intervistat  e dhëna edhe për  Tv Kopliku, madje duke  qënë  i pranishëm disa herë edhe në  emisionet e këtij televizioni. Stafi i revistës  “Fjala”, dhe tv Kopliku  shpreh familjes Sinishtaj ngushëllimet më të sinqerta. për këtë  humbje të rëndë  e tejet të parakohshme!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.