PER JU ARTISTE TE KENGES SHQIPE
Ju miq dhe kolegë të mi të dashur që me artin dhe talentin tuaj ngrohni dhe gëzoni zemrat e të gjithë shqiptarëve çdo ditë dhe çdo caste, ju që në ditën ma të lumtur të jetës sime ma zbukuruat këtë ditë me shumë dashuri dhe respekt , falemnderit. Unë dhe Hajrushi me familje ju falenderojmë nga zemrat tona, nga zemrat e prindërve në ditën ma të lumtur dhe të përmbushur me miqtë tanë ma te mire . Qofshi të nderuar dhe gjithmonë gëzime paqi në familjet tuaja. Uroj që gjithmon kështu bashkë të festojmë.
Ditën e dasmës së Arbërit dhe Erzës arti juaj e shëndrroj në një sofër të dashurisë që shkëlqeu aq shumë nga ju: Ilir Shaqiri,Nikollë Nikprelaj, Shaqir Cervadiku, Mihrije Braha, Naim Abazi, Remzije Osmani,Nysret Muqiqi, Merita Spahiu- Muqiqi. Gili Berani, Miranda Hashani, Vjollca Buçaj,Enkeleda Arifi, Flora Gashi,Silvana Braqe që asnjëherë nuk mungon në festat tona, Sahide Mustafa, Fadil Llugagjiu,Hysi Hasani, Lumnije Ibrahimi, Behare Shala, Valbona kryeziu dhe ti teze e dashur Naxhije Fejza me moter Gresa Behluli. Pa i harruar edhe orkestren në krye me Enver Ibrahimin dhe Sedat Elshanin të cilet I percollen të gjithë këngëtarët me shumë professionalizem. Këtë mozaik e plotësuan edhe pjesa tjetër e komunitetit artistic Ilir Berani, Burim Krasniqi, Kujtim Shala, Sali Salihu, Fatmir Makolli dhe shumë e shumë të tjerë.
Respekt edhe për të gjithë artistët tjerë që në pamundësi për shkak të obiligimeve nuk kanë marrë pjesë fizikisht por me urimet e tyre të përzemërta e ndanë gëzimin tonë familjarë
Nga zemra dhe sinçerisht
Shkurte Fejza dhe Hajrush Behluli