Majlinda Angoni : Të merrën masa urgjënte për mbrojtjen e jetës së njërzve nga shpërthimet e bombulave të gazit

0
190
  Prefektja e Qarkut Shkodë Majlinda Angoni   në një postim në rrjetet sociale  bënë të ditur se:Nisur nga rastet shqetësuese të ndodhura së fundmi, mbi shpërthimin e bombulave të gazit në Velipojë dhe Koplik, mblodha në një tryezë teknike urgjente, përfaqësues nga Drejtoria Rajonale Tatimore, Shkodër dhe Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial.
Në takim, kërkova në mënyrë të menjëhershme nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, të ushtrojë inspektime në subjekte që tregëtojnë bombulat e gazit. Kontrolli teknik i bombulave duhet të fillojë nga bizneset që ofrojnë shërbim publik.
Garantimi i sigurisë së njerëzve është primar ndaj duhet të merren masa urgjente për parandalimin e rreziqeve nga shfryrjet dhe shpërthimet e pajisjeve me presion si dhe të pezullohen tregëtarët ambulantë që tregëtojnë lëndë gazi në mēnyrë informale jashtë standarteve teknike.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.